• Latest
  • Trending
  • All

Akademiku serb: Shqipëria na shpalli luftë, pas qëndron SHBA

01/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Akademiku serb: Shqipëria na shpalli luftë, pas qëndron SHBA

01/11/2014
in Aktualitet, Lajme

Ndeshja Eleminatore për Euro 2016, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, u ndërpre para përfundimit, për shkak të përplasjeve ndërmjet futbollistëve dhe futjes së tifozëve në fushën e lojës po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha.

Serbia vijoi linjën e akuzave ndaj Tiranës zyrtare për përpjekje për realizimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe”. Këto pohime u përfocuan edhe prej disa deklaratave të disa historianëve, në mënyrë që e tërë fushata të ishte e bazuar “shkencërisht”.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kështu, akademiku Dragoljub Zhivojinoviç nënvizoi se “ky proces është duke u zhvilluar prej kohësh, nuk është se ka filluar dje. Për ta kryesore është që të kenë mbështetjen e fuqive të mëdha. E shqiptaët sot kanë mbështetjen e SHBA-ve, si dhe të disa vendeve të veçanta të BE-së dhe të atyre muslimane. Serbia është në pozitë të vështirë, ndërsa Maqedonia është me e dobëta”.

Incidentin në Beograd mediat serbe e shfrytëzuan që ta paraqesin si “ekspansionin shqiptar në Ballkan“, si rrezik për të gjithë vendet fqinjë, me synimin për të krijuar frontin e “ofensivës shqiptare”. U vu theksi në mënyrë të veçantë tek Maqedonia, sepse sikurse shkruan gazeta “Blic”, e tërë Maqedonia Perëndimore, përfshirë edhe Shkupin, është e vizatuar në hartën e Shqipërisë së Madhe.

Megjithatë, disa historianë maqedonas pohojnë se shqiptarët në Maqedoni (përveç fanatikëve të tillë siç ka gjithandej), nuk janë robër të ideve të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe se ata duan të hyjnë në BE, si edhe të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Pas provokimit në Beograd qëndron një manipulim pohojnë ata. Kështu,Katarina Teodorovska, këshilltare e Institutit të historisë kombëtare në Shkup, nënvizon se “aktualizimet e idesë së Shqipërisë së madhe dhe “frikësimet” e popujve kanë ndodhur gjithmonë kur për këtë ka patur nevojë dikush dhe kjo për qëllime politike. Disa struktura duan që të futin shqetësim në radhët e popullsisë, ndërsa idenë e Shqipërisë së madhe e përdorin si mjet kërcënimi”, thotë ajo duke shtuar se gjatë historisë këtë e kanë bërë fuqitë e mëdha.

Në ballë të goditjes ishte edhe Mali i Zi. Kryetari i Iniciativës qytetare dhe ish deputetiVesel Sinishtaj, paralajmëroi se dikush po përpiqet që tensionet e takimit të futbollit Serbi-Shqiipëri ti transmetojë në Mal të Zi, por gjithsesi nuk beson se kjo do të jetë e mundur të bëhet. Deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nënvizoi disa shkaqe që shpien deri në incidente të tilla: potenciali i dobët i shoqërisë qytetare në Mal të Zi, mosfunksionimi i sistemit, i cili është më shumë demagogjik, gjendja e keqe ekonomike. Incidente të tilla janë një hap prapa kur bëhet fjalë për perspektivën europiane të Ballkanit, ka pohuar ai.

Historiani malazez Gjorgje Borozan nënvizoi se “incidenti në Beograd është sinjal i një të kaluare të vështirë dhe tragjike. Kjo na flet vetëm për atë se, për fat të keq, ka mbetur ende gjallë, projekti më i keq i prjokteve nacionalomadhe në Ballkan”.

Ai kujton se në këtë projekt përfshihet edhe një pjesë e Malit të Zi, sepse në të jetojnë shumë shqiptarë, dhe nuk është rastësi që në truallin malazez pas provokimeve në Beograd kanë ndodhur incidente. Është akoma më shumë simptomatike, sikurse thotë Borozani, rasti kur Shqipëria paraqitet si i vetmi vend në botë që është i rrethuar tërësisht nga i njejti popull-shqiptarët.

Bashkësia e sigurimit e Serbisë ofroi gjithashtu spjegimin e saj për incidentin. Kështu, Kryetari i Forumit për kërkime në lidhje me terrorizmin ndërmkombëtar, Millan Pashanski deklaroi se shqiptarët, duke hedhur flamurin e së ashtuqajturës „Shqipëri e madhe“, në stadiumin Partizani në Beograd, i shpallën luftë speciale Serbisë dhe, pa kërcënimin e jetëve të njerëzve, sendërtuan qëllimin e tyre: riafirmimin botëror të konceptit të Shqipërisë së madhe.

Pashanski është i mendimit se SHBA-të kanë interesat e tyre që të “mëkojnë“ Al Kaedan e bardhë në Ballkan në mënyrë që fundamentalizmin pastaj ta infiltrojnë në pjesë të Rusisë dhe Kinës dhe të mbajnë të hapur plagën e sigurisë në BE, me synimin për ta lidhur ata pas vetes së tyre. Ai nënvizon se, në kuadrin e strategjisë së përmendur Shqipërisë i është ckatuar një vend i veçantë për alarmimin e hapësirës ballkanike. Është kjo arësyeja që në BE dhe në SHBA, projektin e Shqipërisë së Madhe e shohin me sipmati.

“Qëllimi kryesor është që të shkaktojnë trazira dhe të kërcënojnë sigurinë e Serbisë dhe të internacionalizojnë të projektin s së ashtuquajutrës Shqipëri e madhe. Synimi është që këtë ta bëjnë më mënyrë të “butë” dhe të “fortë”. Tashmë është kryer akti i “butë” i terrorizmit, i cili nuk kishte synim të shkaktonte vrasje dhe plagosje, por shqetësimin e opinionit publik nëpërmjet reaksioneve politike dhe ndryshime të caktuara. Sulmi është kryer në një ngjarje sportive ndërkombëtare, në të cilën merrte pjesë edhe shteti i Serbisë. U arritën efektet e terrorizmit të “fortë”, që është promovimi i politikës pushtuese të idesë mbi të ashtuquajturën Shqipëri e madhe të përbërë nga Shqipëria dhe disa pjesë të Serbisë dhe shteteve të tjera ballkanike. Në strategjinë e akteve terroriste qëllimi primar është publiciteti maksimal në promovomin e ideve politike dhe koncepteve të propagandës politike, nëpërmjet së cilës hyhet në orbitën planetare. Shqiptarët i shpallën luftë speciale Serbisë dhe, pa kërcënim të jetëve njerzore, realizuan qëllimin e (ri)afrimimit të konceptti politik të “Shqipërisë së Madhe”, nënvizon Pashanski.

Previous Post

Rama: Parku Kombëtar i Divjakës, pas investimeve, do të presë më shumë vizitorë

Next Post

Energjia, sfida e së ardhmes, një panair më 7-9 nëntor

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Energjia, sfida e së ardhmes, një panair më 7-9 nëntor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.