Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se maxhoranca do të ndeshet me gjykimin popullor në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Ai foli gjatë inspektimit të punimeve në lagjen “Pasho Hysa” në kryeqytet.
“Sikundër ata që e konsiderojnë pushtetin si kalin që i kanë hipur dhe me arrogancë dhe tia bëjnë më të vështirë jetën qytetarëve, kushteve që janë vështirësuar. Ata gabohen rëndë dhe kur të ndeshen me gjykimin popullor këtu në Tiranë dhe në Shqipëri do të shohin. Nuk janë këtu për ti hipur kalit po për të drejtat e qytetarëve”, tha kryebashkiaku Basha.
















