Profesori i njohur norvegjez për studime ballkanike në Universitetin e Oslos, Svein Mønnesland, konsideron që fyrjet që ndodhen gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd të jenë jashtë normave civilizuese.
Fyerjet ndodhën gjatë kualifikimit për kampionatin evropian Euro 2016 kur tifozët serbë përdoren fjalë fyese dhe ksenofobike të tilla si “Vrisni shqiptarët” dhe “Vdekje shqiptarëve” ndaj kombëtares shqiptare.
“Sloganet e tilla nuk janë vetëm ksenofobe, ata janë jashtë normave civilizuese. Edhe pse tifozët e futbollit janë të njohur të jenë nacionalist, unë nuk kame pritur se kjo do të ndodhë në epokën e sotme me fjalë të tilla,” thotë profesor Mønnesland, transmeton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.
Pasi një dron i telekomanduar nga persona ende të panjohur u shfaq mbi fushën e lojës në minutën 42, tifozët serbë pushtuan fushën dhe sulmuan lojtarët shqiptare, të cilat pësuan lëndime.
Një karrige është përdorur për të sulmuar lojtarin Bekim Balaj, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të hequr dronin nga fusha. Për shkak të arsyeve të sigurisë, arbitri anglez Martin Atkinson urdhëroi skuadrat të braktisin fushën. Ekipi kombëtar i Shqipërisë ka pohuar se ishin psikologjikisht dhe fizikisht të paaftë për të vazhduar lojën.
Më 24 tetor, Serbia u shpërblye me një fitore 3-0 ndaj Shqipërisë, por Serbisë i hiqen 3 pikë pas incidenteve që ndodhën në Beograd. Të dy federatat e futbollit kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin.
Më tutje, eksperti norvegjez shpjegon se sporti nuk duhet të përzihet me politikë. Përveç incidentit më dronin, gjatë ndeshjes, tifozët serbë kishin edhe parulla me mesazhe politike të cilat ju referuar Kosovës si pjesë e Serbisë.
“Unë nuk e di se kush ishte përgjegjës për dronin. Në çdo rast ajo ishte një provokim i papranueshëm. Mesazhet e tilla politike nuk kanë asgjë për të bërë në një arenë sportive”, thekson ai.
Profesor Mønnesland beson gjithashtu se agresioni mes serbëve dhe shqiptarëve është rezultat i injorancës ndaj njëri-tjetrit dhe inkurajon politikanët shqiptarë dhe serbë të bashkëpunojnë për të reduktuar tensionet etnike.
“Është e rëndësishme që njerëzit, pra qytetarëve të thjeshtë, tregojnë se ata nuk ndajnë urrejtje. Kjo mund të bëhet nëper shkolla, në media, etj”.
“Agresioni në mes të serbëve dhe shqiptarëve burojnë nga injoranca ndaj njëri-tjetrit. Politikanët duhet të përpiqen për të gjetur mënyra të bashkëpunimit, për shkak se tensionet nuk është në interes të askujt,” përfundoi ai.
















