Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 30 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Parcelat e reja, legalizimet, Qeveria nis kompensimin e pronave”. Tituj të tjerë janë; “Ofrohen vendet e para të punës për aleatët në administratë: Sanitare, infermiere dhe dentistë”. “Energjia, Rama: Do rrisim pensionet për kryefamiljarët”. “Meta fton opozitën në Kuvend. PD: Broçkulla hipokrite”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Legalizohen 480 parcela pa leje”. Tituj të tjerë janë; “Transferimet, si shpërndahen 3243 studentë të privatit”. “Ilir Meta: Mbështes kritikat e PS për dekretet e Presidentit”. “Rama: Hiqet 300 kv/h, mbështetje për të varfrit”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Hiqet fasha e 300 kv, energjia, skema e re për pensionistët dhe të varfrit”. Tituj të tjerë janë; “Paketa e re fiskale, të gjitha taksat që rriten më 2015, ulet sigurimi i makinave”. “Pronat, qeveria drejt një formule të re për kompensimin”. “Meta fton opozitën t’i kthehet Kuvendit, Paloka: Hipokrizi”. “Grabitje, tortura dhe përdhunim; zbulohet “sekreti” i çiftit nga Fieri”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Banka e Shqipërisë “refuzoi” KLSH: Pagat tona? Gjykon Kuvendi, jo ju”. Tituj të tjerë janë; “Kryepolici i Rruogres: Ju mashtrojnë, nuk ka gjoba për jelekë dhe fikëse zjarri”. “Ndihma për 3600 nxënës dhe studentë, bursat, si të përfitoni”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shtrenjtimi i energjisë, si do të kompensohen 200 mijë familje”. Tituj të tjerë janë; “Thirret në gjyq “Grupi i çiftelisë”. “Krimet e Rënda, sekuestrojnë dosjet e “Albetprol”. “Meta “korrigjon” Brahon: Është emocional”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















