Beogradi zyrtar kërkon formimin urgjent të qeverisë në Kosovë, si dhe përfshirjen e Listës Serbe në qeverinë e re.
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriç e ka argumentuar këtë me situatën e vështirë të krijuar prej ngërçit politik në vend. Ai ka thënë se vetëm dy javët e fundit, kanë ndodhur më shumë se 30 incidente ndaj serbëve në Kosovë, por ende nuk janë zbuluar autorët.
“Ne kemi nevojë për formimin urgjent të qeverisë. Me pjesëmarrjen në qeveri, Lista Serbe është e gatshme të kontribuojë në një stabilitet dhe siguri më të madhe për të gjithë në Kosovën”, tha Djuriç, raporton “Beta” e Beogradit.















