Janë riatdhesuar sot 60 persona, te cilët kane shkelur afatet e qëndrimit ne zonën “Shengen”. Te kthyerit ne Rinas ishin kryesisht nga shtete si Suedia, Finlanda, Franca e Gjermania. Por numri me i madh i te riatdhesuarve i përkiste Gjermanisë. Autoritetet thane se me shkeljet qe kane kryer, këta persona nuk do te kene te drejte te shkelin ne zonën Shengen per 5 vite. Ndërkohë, drejtuesit e policisë ne aeroport kane bere verifikimet per te gjithë te kthyerit, mes te cileve kishte edhe fëmije.















