Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot sërish dy emrat e propozuar nga Presidenti Nishani për Gjykatën e Lartë. Elona Stavri dhe Sokol Ngresi nuk kaluan provën e mazhorancës duke patur fatin e kandidatëve të tjerë. Përballë kësaj situate të përsëritur, deputeti i LSI-së Spartak Braho, që votoi pro dy kandidatëve, tha se po rrëzohen kanditatura me integritet të lartë profesional dhe me CV të pasur. Sipas tij, rrëzimi i çdo kandidature është shndërruar një një problem real dhe duhet vendosur se si do të procedohet më tej. Për më tepër, Braho i ka bërë thirrje kreut të mazhorancës të shikojë pozicionin e tij në këtë proces.
Ndërkohë, Komisioni i Ligjeve miratoi sot 2 emrat e sjellë nga Partia Socialiste për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta dolën sot para deputetët të shumciës në një seancë dëgjimore ku prezantuan vizionin e tyre. Ndërkohë të enjten dy kandidtatët do të kalojnë në seancë ku i pret vota e sigurtë e mazhorancës për t’iu bashkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Shtylla dhe Kosta zëvendësojnë Elvis Cefën dhe Lulzim Lelçajn që u shkarkuan në seancën e fundit plenare.















