Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi u rrah rëndë nga tre persona në Podujevë.
Dy prej të dyshuarve të përfshirë në këtë rast kanë përfunduar në pranga të policisë. Policia ka bërë të ditur se viktima është rrahur me një mjet të fortë për motive ende të panjohura.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar me një mjet të fortë, viktimën mashkull K/Shqiptar, pjesëtar i PK-së. Pjesëtari i PK-së ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë arrestimit njëri nga të dyshuarit ka kanosur edhe verbalisht viktimën- zyrtarin e sulmuar policor. Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
















