Lufta me deklarata në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje e ka luhatur në thelb koalicionin paszgjedhor LVAN.
Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend. Sipas tyre, këto akuza janë një sinjal për jetën e shkurtër që mund ta ketë LVAN edhe sikur të arrijë të vijë në pushtet, shkruan gazeta Tribuna.
E gjitha kishte filluar nga një deklaratë e liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili në një debat me qytetarë në Prishtinë, i kishte quajtur zyrtarët e LAN-it hajna të Ligës së Dytë.
Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, i cili më pas e ka quajtur liderin e VV-së hajn i pulave, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe prishjen e koalicionit me VV-së.
















