Festivali muzikor i Prizrenit, NgomFest, i cili mbajti edicionin e katërt nga 31 korriku deri më 3 gusht, është nominuar për çmimin e festivalit më të mirë të vogël në European Festival Awards (EFA), ndërsa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te përfundimi i votimeve.
Fituesit përzgjidhen me 25 % të votave të jurisë, ndërsa pjesa tjetër janë votat e publikut, që numërohen në formatin online. NgomFest bën thirrje që te qytetarët që ta votojnë këtë festival edhe këto dy ditë.
Në EFA garojnë disa prej festivaleve më të mira evropiane, përfshirë këtu Exit, Sziget, PinkPop, etj, ndërsa ndër çmimet kryesore janë festivali më i mirë i madh, festivali më i mirë i mesëm dhe ai i vogël. Pastaj radhiten çmime tjera si festivali më i mirë i ri, festivali me programin më të mirë, festivali i preferuar nga artistët, etj.
Për ta votuar NgomFest-in në kategorinë Best Small Festival, klikoni me poshte.
https://www.surveymonkey.com/s/ZGVMCBP
















