Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar investimin e më tepër se 200 milionë eurove në Brezovicë, për shndërrimin e kësaj zone në qendrën më të madhe të skive në Ballkan.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Thaçi me anë të një postimi në “Facebook”, ku bën të ditur se ka përfunduar procesi i ofertave për koncensionim dhe nisjen brenda vitit të gjetjes së investitorit për “nisjen e një faqeje të re të zhvillimit ekonomik të kësaj treve”.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit në “Facebook”
Sot isha në Brezovicë, ku tashmë bora e parë ka zbardhur pistat e bukura. Skijatorët dhe popullata e kësaj ane janë të padurueshëm që mali ynë i famshëm të merr pamjen që meriton me investime të reja. Procesi i ofertimit për koncesionim ka përfunduar para ca javëve dhe ekspertët e USAID janë duke e analizuar ofertën e konzorciumit të famshëm francez.
Brenda këtij viti do të përfundon procesi shumëvjecar i gjetjës së investitorit dhe kështu do të fillon një faqe e re e zhvillimit ekonomik të këtyre trevave. Mbi 200 milionë euro pritet të investohen në zhvillimin e qendrës më të mirë të skijimit në këtë pjesë të Ballkanit.
















