Shkruan: Prof.dr. Metush Sulejmani
Vendimin të cilin e dha UEFA në lidhje me ndeshjen futbolistike mes kombëtares së Shqipërisë dhe të Serbisë ishte skandaloze dhe tepër shokuese për adhuruesit dhe simpatizuesit e sportit. Përmbajtja skandaloze dhe raciste e këtij veprimi ka të bëj me faktin që kjo organizatë ndërkombëtare sportive dha një vendim të njëanshëm dhe tepër të padrejtë duke e penalizuar kombëtaren e shqipërisë në ndeshjen e 14 tetorit të këtij viti në Beograd. UEFA në emër të drejtësisë shpalli një vendim të padrejtë dhe skandaloz me të cilën i dha hije të zezë edhe vetëvetes po edhe vlerave sportive ndërkombëtare.
Të gjithë ata njerëzë që e kanë përcjellur atë ndeshje jo të përfunduar, pa marrë parasyshë a ishin amator apo profesionist në lëminë e sportit, kanë pritur rezultat tjetër dhe më të matur. Cilat janë arsyet e këtij opinioni sportdashës? Aryet janë të shumta. Psh: ndeshja sportive nuk u mbajtë në Shqipëri por në Serbi, organizatore e ndeshjes nuk ishte Shqipëria por Serbia, ndeshja që në fillim filloi me tensione që kurrë u këndua hymni kombëtar i Shqipërisë, pastaj hedhja e lëndëve plasëse dhe gjuajtja ndaj lojtarëve shqiptarë me sende të forta, brohoritja raciste dhe shoviniste e tifozëve serb kundër shqiptarëve, futja e tifozëve serb në fushën e lojës që ndalohet rigorozisht me rregullat e sportit ndërkombëtar, rrahja e lojtarëve shqiptarë nga tifozët serb po edhe nga forcat e sigurimit e shumë faktorë tjerë të cilat flasin bindshëm se e drejta ishte në anën e shqiptarëve.
Pikat ku ishte mbështetur UEFA ishin: mospranimi i kombëtares shqiptare ta vazhdoj lojën dhe futja e dronit me hartën etnike të Shqipërisë. Nëse jemi parimor të ndajmë drejtësi të tregojmë vlera dhe të demonstrojmë paanësi atëherë është shumë lehtë t’i përgjigjemi edhe këtyre dy pikave. Pas të gjitha këtyre rrethanave që u krijuan në këtë ndeshje jo sportive nuk kishte hapësirë që loja të vazhdoj sepse lojtarët shqiptarë mezi e shpëtuan kokën derisa hynë në zhveshtore dhe e dyta sa i përket futjes së dronit në stadiumin e Partizanit ajo me plotë bindje mund të thuhet që nuk është vepër e shqiptarëve.
Ky veprim ishte pjesë e strategjisë së politikës serbe që nëse humbin këtë rast ta përdorin si alibi dhe mekanizëm mbrojtës karshi ndërkombëtarëve. Kjo u vërejtë atëherë kur lojtarët shqiptarë morën ofanzivë dhe filluan të dominojnë në fushën e lojës.
Pas gjithë këtijë dinamizmi të lojës korekte të kombëtares së Shqipërisë, huliganët serb filluan të çfaqin mllef dhe mosdurim jo vetëm ndaj lojtarëve shqiptarë por edhe kundër gjithë shqiptarëve në tërësi. Duke i marrë parasyshë të gjitha këto rrethana me plotë bindje mundë të thuhet që vendimi i UEFA-s ishte i padrejtë, i njëanshëm, racist dhe diskriminues ndaj kombëtares shqiptare. Mund të thuhet lirisht që kjo padrejtësi ishte e mbështjellur me petkun politik duke ia mbajtur anën kombëtares së Serbisë dhe shtetit serb. Për të qenë më bindëse kjo që po thuhet lirisht mund të ndërlidhemi edhe me sistemin mediatik qoftë ai lokal, regjional apo ndërkombtarë të cilat haptazi shprehin indinjatë ndaj këtijë vendimi duke i dhënë përkrahje kombëtares së Shqipërisë.
Pra, lirisht mund të thuhet që vendimi nuk është sportiv por politik ku ndaj këtij vendimi kishin lobuar miqë ndërkombëtarë duke filluar që nga dhëndrri serb, Mishel Platini e deri te vëllezërit rus siç ishte gaspromi etj. Ky vendim i UEFA-s që është fund e krye me përmbajtje politike sdo mend që e zbehë imazhin ndërkombëtarë të kësaj organizate sportive dhe do të nxisë paragjykime dhe stereotipe negative etnike mes popujve dhe shteteve në aspekt ndërkombëtar. Që në fillim u pa haptazi që referi kryesor demonstroi anshmëri ndaj lojtarëve serb duke u krijuar atyre favore dhe kushte të volitshme për fitore. Vendimi që u soll nga UEFA përbëhet nga disa komponenta të cilat demonstrojnë antivlera sportive në nivel ndërkombëtar si psh: komponenta juridike, komponenta morale dhe ajo profesionale. Këto tre komponenta të gjitha kanë qenë në shërbim të politikës dhe në ndikim të saj sepse nuk u demonstrua drejtësia por padrejtësi, nuk u demonstruan vlerat e moralitetit me përmbajtje altruiste por antivlera me brendi të skajshme egoiste, nuk u demonstrua profesionalizëm por politizim i skajshëm i tër vendimit i cili e tmerroi opinionin sportdashës ndërkombëtarë. Kjo do të thotë që vendimi nuk u thirrë në këto tre referenca por vetëm në një referencë e ajo ishte politika.
Cilat janë pasojat e këtij vendimi? Me këto pasoja përveç që u dëmtua kombëtarja e Shqipërisë në këtë rast u intensifikua mbjellja e urrejtjes jo vetëm ndaj dy popujve dhe dy shteteve në këtë rast Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe ndaj më shumë popujve dhe shteteve. Kjo lloj mbjellje e urrejtjes dhe mosdurimit mes popujve më vonë do të ndikoj që këto popuj dhe shtete të urrehen edhe kombëtarisht po edhe politikisht duke i bllokuar dhe ngadalësuar proceset integruese, të bashkëpunimit, të dialogimit dhe të përafrimit mes veti. Drejtësia në të gjitha fushat nuk mundë të jetë selektive dhe të bazohet në kuantum dhe madhësinë e një kombi apo shteti por në demonstrimin e vlerave, tolerancës dhe bashkëpunimit të mirëfillt. Vendimi i njëanshëm i UEFA-s në këtë rast ndikoi dhe do të ndikoj në përkeqësimin e marrëdhënieve politike mes shqiptarëve dhe serbëve. E gjithë politika konstruktive ndërkombtare e cila është aktive me dekada në zgjidhjen e problemeve mes shqiptarëve dhe shteteve sllave e në veçanti me serbët e cila ka dhënë rezultate të mira në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, u lëkund për një çast me mënyrën e organizimit të kësaj ndeshje kontraverze futbollistike e veçanërisht me kumtimin e vendimit përfundimtar nga UEFA.
Të gjitha të dhënat-faktet, argumentet dhe tani të dhënat e detajuara të inçizuara nga një kamerë që tani u bë publike, flasin qart që Kombëtarja shqiptare në këtë ndeshje futbollistike doli fituese dhe kjo fitore asesi nuk mund të lëkundet. Lojtarët e kombëtares shqiptare e kanë dhënë provimin me notë të lartë duke i mbrojtur me dinjitet të lartë edhe vlerat kombëtare Shqiptare po edhe vlerat sportive dhe rregullat ndërkombtare sportive. Lojtarët shqiptar shkuan ballëhapur në Beograd, triumfuan dhe u kthyen si heronj në vendlindjen e tyre duke i treguar botës se shqiptarët dinë të bëjnë sport, dinë t’i respektojnë rregullat e sportit, dinë ta respektojnë edhe armikun dhe dinë ta respektojnë veten dhe vlerat kombëtare të tyre.
Lojtarët e kombëtares shqiptare i dhanë mesazh të fortë dhe kuptimplote botës se shqiptarët janë të civilizuar, nuk janë racist dhe shovenist, kanë vlera altruiste, kanë shpirtë paqësor por edhe dinë ta mbrojnë veten dhe vlerat e tyre civilizuese e kombëtare atëherë kur e kërkon koha dhe momenti. Duke u bazuar në këto fakte dhe vlera jemi të bindur që kombëtarja shqiptare do ta fitoj drejtësinë ndërkomtare sepse e drejta është plotësisht në anën e tyre. Këtë të drejtë që do ta kërkojnë shqiptarët nuk do të bazohet në pasionet dhe dëshirat e tyre psikologjike por në argumentet e fuqishme të cilat flasin qartë se fitorja ishte e shqiptarëve dhe se këtë vendim të padrejtë nuk e kan merituar dhe asnjëher nuk do ta pranojnë atë.
(Autori është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës)
















