Serbët e Kosovës nuk janë dakord që presidentja Atifete Jahjaga të kryejë një vizitë zyrtare në Beograd.
Ata e akuzojnë Beogradin për tradhëti kombëtare, duke thënë se po shtojnë përpjekjet për të patur një tjetër shtet shqiptar në Ballkan.
“Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan”, tha kryetari i serbëve të veriut, Marko Jaksiç.
Sipas Jaksiç, vizita e Putinit në Beograd ishte vetëm sa për sy e faqe, e ndërsa nga ana tjetër, Serbia po heq dorë “nga territoret e saj”
















