Vucic mendon se pikërisht prej Dronit ndeshja u ndërprere, duke shtuar se ka mbetur i zhgënjyer edhe nga zyrtarët e Shqipërisë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic tha se i vjen keq që dy kombëtaret u shortuan në të njëjtin grup në eliminatoret e Euro 2016 në Francë, ç’ka solli dhe dhunën e ndodhur në Beograd. Vucic mendon se pikërisht prej Dronit ndeshja u ndërprere, duke shtuar se ka mbetur i zhgënjyer edhe nga zyrtarët e Shqipërisë, të cilët nuk dëshironin të pranonin gabimet e tyre me hyrjen e Dronit në stadium.
Vucic tha se është e qartë që pala shqiptare e kishte përgatitur ngjarjen, por shtoi se faji i serbëve është që nuk ditën të injoronin provokimin e kundërshtarit.















