Duke iu referuar vendimit të marrë nga UEFA, në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, Partia Demokratike deklaroi gjatë ditës së sotme se kryeministri Edi Rama dështoi, pasi nuk gjeti asnjë minutë kohë për të lobuar për kombëtaren. “Kryeministri shqiptar shpenzon miliona dollarë për lobizëm personal, miliona lekë për udhëtime turistike në SHBA, u jep qindra mijë euro miqve të vet pronarë mediash për organizime konferencash, por nuk gjen asnjë minutë kohë e asnjë qindarkë për të lobuar për Shqipërinë e kombëtaren tonë për vendimin në UEFA”, tha nga selia e PD-së Gert Bogdani. Ai deklaroi se kryeministri serb u telefonoi të gjitha kancelarive dhe homologëve të vet për të lobuar, për t’u shpjeguar çfarë ndodhi dhe duke luajtur rolin e viktimës, ndërsa kryeministri ynë tentoi të hiqej më europian se europianët, duke insistuar të zhvillojë vizitën në Beograd. “Ndërkohë që makineria e diplomacisë serbe u vu në lëvizje menjëherë dhe mbyti mediat ndërkombëtare me shtrëmbim faktesh, kryeministri ynë u mjaftua me disa statuse në facebook dhe disa cicërima në twitter”, u shpreh deputeti demokrat. Sipas tij, kjo padrejtësi e vendimit të UEFA vjen jo vetëm si rrjedhojë e lobimit serb, por edhe si mungesë e angazhimit të shtetit tonë. Bogdani shtoi më tej se ky vendim vlerëson dhunën dhe racizmin, si dhe qëndrimin e Ramës që insistoi për vizitën në Beograd dhe nuk e denoncoi fuqishëm atë akt të shëmtuar, sikur të mos kish ndodhur asgjë, e sikur të kishte barazi mes palëve. Sipas deputetit, për rrjedhojë UEFA e kishte të lehtë të vendoste barazinë. “Duhet që këto ditë deri në shqyrtimin në apel, Kryeministri dhe diplomacia shqiptare ta marrin seriozisht çështjen e të lobojnë të paktën sa homologët e tyre serbë. Të bëjnë të paktën sa 1 e milionëta e asaj që bënë lojtarët tanë në fushë”, përfundoi deklarata për shtyp e deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















