Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e sotëm të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, si një vendim për Vuçiç dhe Ramën dhe jo për ndeshjen në fjalë.
“UEFA vendosi për Vuçiçin dhe Ramën dhe jo për ndeshjen. Ekipi ynë viktimë e politikës!
Të dashur miq, dje komisioni disiplinor i UEFA-s, në një vendim të padrejtë sa vetë padrejtësia, dënoi njëlloj agresorin dhe viktimën, me këtë vendim “shplau” Federatën serbe nga racizmi, që veç sa nuk hëngri të gjallë lojtarët tanë në fushe dhe siç kishte paralajmëruar, e denoi atë për teknikalitet me 3 pikë.
UEFA, ekipin tonë jetim, për të mos thënë dhe më tepër e dënoi njëlloj me atë të Serbisë me 3 pikë për ndërprerje ndeshje, në një kohë që e gjithë bota i pa sulmet shtazore të tifozëve dhe rojeve të stadiumit ndaj lojtareve tanë në fushën e stadiumit, tunelin dhe mjediset e shplodhjes.
Kështu triumfoi racizimi, pasi nuk u dënua. Ekipi ynë ra për së dyti viktimë, por kësaj here e politikës. Ky është një vendim i turpshëm dhe vetëm politik, kryekëput në funksion të takimit Rama-Vuçiç!!”, përfundon reagimin Berisha.
















