Në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria për vendimin që mori sot Komisioni i Disiplinës së UEFA-s kryeministri Edi Rama u shpreh UEFA i vuri një minusvetes për racizmin duke e cilësuar vendimin si politik.
Rama deklaroi se FSHF duhet të vazhdojë të ndjekë hapat ligjorë pasi të gjitha provat janë në favor të Shqipërisë.
Përsa i përket ndeshjes së kthimit me Serbinë në tetorin e ardhshëm kryeministriu shpreh se do të na duhet një stadium më i madh se “Elbasan Arena” ku mund të shkojnë 20 mijë zemra kuqezi duke dhënë edhe lajmin për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër.
















