|
Qeveria ka ndryshuar ligjin për ndërtimet në tokat bujqësore.Sipas dy vendimeve të një dite më parë, në këto toka do të lejohen vetëm struktura të përkohshme që nuk janë të lidhura në mënyrë të përhershme me tokën, dhe që nuk ndryshojnë destinacionin e përdorimit të saj.
“Në tokat bujqësore, në të gjitha kategoritë e bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqes për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”, përcakton një prej ndryshimeve në ligjin “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”. Për objektet e parashikuara në pikën e mësipërme, në asnjë rast nuk lejohet ndryshimi i destinacionit të objektit ndërtimor, ndërkohë që tipat e objekteve, rregullat, kriteret dhe procedurat për ndërtimin e tyre, do përcaktohen vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave. |















