• Latest
  • Trending
  • All

Avokati i Popullit “fut në sherr” anëtarët e Komisionit të Ligjeve

23/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Avokati i Popullit “fut në sherr” anëtarët e Komisionit të Ligjeve

23/10/2014
in Lajme, Vendi

Ndryshimet në ligjin “Për Avokatin e Popullit” sollën sërish debate të forta në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve. Avokati i Popullit, Igli Totozani kundërshtoi propozimin e relatores Vasilika Hysi për procesin e përzgjedhjes së komisionerëve. Sipas ndryshimeve të bëra ftesën për kandidaturat e bën Avokati i Popullit por është Komisioni i Ligjeve që përzgjedh mes katër emrave të seleksionuar nga Avokati i Populli, si edhe njihet dhe me listën e plotë të kandidaturave. Kundërshtimet e Totozanit gjetën mbështetjen e socialistit Blendi Klosi çka çoi dhe të replika mes tij dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Diskutimet mes tyre vijuan dhe pas përfundimit të mbledhjes. “E ke gabim në atë mënyrë”, -iu drejtua ai Xhafajt ndërsa po largohej media. “Lexoje pra që ta kuptosh, se votove dhe kundër”, -iu kundërpërgjigj Xhafaj. Por Klosi ritheksoi qëndrimin duke paralajmëruar se do e thotë qëndrimin e tij kundër në seancë por dhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Për disa nga kërkesat e tij Totozani gjeti dhe mbështetjen e deputetit Spartak Braho. Pot ndërsa ai nuk gjeti mbështetjen e kryetarit Fatmir Xhafaj për t’u dëgjuar Avokati i Popullit, u largua nga mbledhja.

Debate për ndryshimet në ligj

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ngritja e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës si një nënseksion në varësi të një komisioneri ka rikthyer debatet në Komisionin e Ligjeve. Avokati Totozani kundërshtoi këtë propozim të relatores Vasilika Hysi, me argumentin se duhet të funksionojë si njësi e pavarur. “Kjo nuk është në përputhje me konventën, duket të ekzistojë si njësi e pavarur”, – deklaroi Totozani. Por sipas Hysit Konventa ua lë shteteve të vendosin ku do jetë mekanizmi. “Avokati i Popullit është institucion pavarur, ndaj nuk ka kundërshti me Konventën”, – deklaroi ajo. Duke mos gjetur mbështetjen e Totozanit, Hysi iu rikthye variantit të qeverisë sipas të cilit kjo strukturë ngrihet në nivel komisioneri. Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj zgjodhi të hidhte këtë variant në votim por deputeti Spartak Braho kërkoi që më parë të dëgjohej Totozani. “Avokati i Popullit ashtu e do, duke qenë se e konsiderojmë institucion të pavarur, ta dëgjojmë e respektojmë kërkesën e tij”, – sugjeroi ai. Kryetari Xhafaj nuk e pranoi këtë sugjerim dhe hodhi në votim variantin e ardhur nga Qeveria. “Unë nuk kam votuar”, – kontestoi Braho duke kërkuar sërish fjalën.

“Kur ta kalojnë në tërësi shprehu”, – iu përgjigj Xhafaj çka nuk u mirëprit nga Braho që vendosi të largohej nga mbledhja. Debati edhe më i ashpër u zhvilluar për mënyrën e zgjedhjes së komisionerëve. Sipas propozimit të Hysit, ftesa për kandidatët bëhej nga Avokati i Popullit i cili përzgjidhte 4 emra që dëgjohen në Komisionin e Ligjeve, për t’u votuar më pas 2 prej tyre. “Kështu si është nuk e bën zgjedhjen Avokati i Popullit por ai kthehet në një sekretariat teknik që mbledh kandidatura dhe i sjell këtu. Normalisht i takon Avokatit të Popullit prerogativa që të propozojë dhe ju të vendosni”, – kontestoi Totozani. “Ju kërkoni që të kthehet kuvendi në noter”, – iu kundërpërgjigj Xhafaj duke mbështetur variantin e relatores. Në mbështetje të propozimit të Hysit u shprehën dhe deputetët Pandeli Majko dhe Bashkim Fino. “Pika 6 përcakton se: “Lista e plotë e kandidatëve të paraqitur së bashku me vlerësimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e kritereve ligjore dhe renditjen e kandidaturave sipas preferencave të tij, i kalon komisionit të kuvendit që mbulon çështjet ligjore jo më vonë se 45 ditë para përfundimit të mandatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni. Komisioni organizon seancat dëgjimore me 4 kandidatët e përzgjedhura nga Avokati i Popullit nga lista e konkurrentëve. Pra ne nuk mund të dalim jashtë infrastrukturës që na sillni ju, përzgjedhja bazë vjen nga ju”, – theksoi socialisti Majko.

Por sipas Totozanit me ndryshimet e bëra Avokati i Popullit është i detyruar të sjellë në komision listën e plotë të kandidatëve. Kundër tij reagoi dhe Fino. “Po ta lexosh me kujdes nenin kuptohet që ju bëni përzgjedhjen. Pika 7 thotë, “…me 4 kandidatët e përzgjedhur nga Avokati i Popullit…” Këta 4 kandidatë që zgjedh institucioni i Avokatit të Popullit ne i dëgjojmë dhe votojmë 2”, – theksoi Fino. Pas replikave me Totozanin ndërhyri socialisti Blendi Klosi i cili deklaroi se: “Do kërkoja një riformulim të pikës 6 dhe 7 se po të jenë kështu siç janë, unë jam me Avokatin e Popullit. Nuk thuhet në asnjë moment që listën me 4 veta e bën Avokati i Popullit”. Kjo gjë u kontestua fort nga kreu i Ligjeve, Fatmir Xhafaj. “Besoj se duhet ta rilexosh dhe njëherë që ta kuptosh”, – i sugjeroi Xhafaj kolegut të tij çka duket se nuk u mirëprit nga Klosi. “Fatmir unë e lexoj aq herë sa më nevojitet, siç e lexoj unë mendoj se Avokati i Popullit ka të drejtë. Përderisa kjo ka një keqkuptim dhe këtu brenda, të riformulohet që të jetë me qartë”, – kërkoi ai duke u shprehur më pas kundër edhe me votë. Mes debateve drafti mundi të merrte miratimin e neneve të mbetura por jo konsensusin mes Klosit e Xhafajt i cili vijoi dhe pas përfundimit të mbledhjes.

Replikat për rregulloren

Debatet në komision nuk munguan as për rregulloren e brendshme të Avokatit të Popullit. Ndërsa Hysi sugjeroi hartimin e saj në konsultim me komisionerët, Avokati i Popullit e kontestoi.

Fatmir Xhafaj: Sipas propozimit, rregullorja e brendshme të bëhet në konsultim me komisionarët.

Igli Totozani: Çfarë domethënë në konsultim?

Fatmir Xhafaj: Aprovohet rregullorja se është bërë zakon, ndryshon rregullorja sa herë vjen një avokat.

Bashkim Fino: E lëmë, ‘Avokati i Popullit harton dhe miraton rregulloren e brendshme’.

Vasilika Hysi: Çfarë të keqe ka në konsultim me komisionarët?

Igli Totozani: Ju jeni një juriste e vjetër, e dini se kështu bëhet realisht, nuk ka nevojë ta vesh në ligj.

Vasilika Hysi: Po pra ‘vetë Ali dhe vetë Kadi’.

Igli Totozani: Më fal do ju lutesha që të keni kujdes në të folur se unë po tregohem i kujdesshëm.

Fatmir Xhafaj: Po të ishin kthyer në zakone të mira nuk do ishte nevoja ti ngrinim në fuqinë e ligjit.

Blendi Klosi: Ju lutem shumë, nuk ju takon të flisni me këtë ton me deputetët. Zonja Hysi nuk është një juriste e vjetër, është një deputete e shquar e parlamentit, të lutem shumë kujdes gjuhën.

Fino e Xhafa debat me Totozanin për gjirokastritet

Igli Totozani: Jam kundër që Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës të organizohet si nënseksion, ekziston si njësi e pavarur.

Fatmir Xhafaj: Vendi ku gjendet nuk ia ndryshon pavarësinë.

Spartak Braho: Avokati i Popullit ashtu e do, duke qenë se e konsiderojmë institucion të pavarur ta dëgjojmë e respektojmë kërkesën.

Vasilika Hysi: Qeveria e ka sjellë si komisioner, Avokati i Popullit tha jo.

Fatmir Xhafaj: Kush është dakord me variantin e qeverisë për ta bërë komisioner të pavarur? Dakord.

Spartak Braho: Unë nuk kam votuar…

Fatmir Xhafaj: Kur ta kalojmë në tërësi shprehu. Spartak Braho largohet nga mbledhja.

Fatmir Xhafaj: Zgjedhja e komisionarëve…

Igli Totozani: Kështu si është nuk e bën zgjedhjen Avokati i Popullit por ai kthehet në një sekretariat teknik që mbledh kandidatura dhe i sjell këtu. Normalisht i takon Avokatit të Popullit prerogativa që të propozojë dhe ju të vendosni.

Fatmir Xhafaj: Dakord, ju kërkoni që të kthehet kuvendi në noter.

Pandeli Majko: Gjithë procesin e përzgjedhjes do ta drejtoni ju.

Igli Totozani: Jo nuk është ashtu.

Bashkim Fino: Kështu është, është e shkruar në ligj. Këto 4 kandidatura që zgjedh institucioni i Avokatit të Popullit ne i dëgjojmë dhe votojmë 2.

Blendi Klosi: Do kërkoja një riformulim të pikës 6 dhe 7 se po të jenë kështu siç janë, unë jam me Avokatin e Popullit. Nuk thuhet në asnjë moment që listën me 4 veta e bën Avokati i Popullit.

Vasilika Hysi: Po more…

Blendi Klosi: Është parimore, do e zgjidhë kuvendi apo Avokati i Popullit? Mbështes Avokatin e Popullit në këtë pikë që të jetë më e plotë.

Fatmir Xhafaj: Besoj se duhet ta rilexosh dhe njëherë që ta kuptosh.

Blendi Klosi: Fatmir unë e lexoj aq herë sa më nevojitet, siç e lexoj unë mendoj se Avokati i Popullit ka të drejtë.

Fatmir Xhafaj: Thuhet: “Komisioni i kuvendit që mbulon çështjet ligjore organizon seancat dëgjimore me 4 kandidatët e përzgjedhur nga Avokati i Popullit…

Blendi Klosi: Nuk e thotë.

Vasilika Hysi: Po more e thotë.

Blendi Klosi: Përderisa kjo pikë ka një keqkuptim dhe këtu brenda, të riformulohet që të jetë me qartë.

Igli Totozani: Që nga momenti që ju përmendi “lista e plotë e kandidatëve të paraqitur”, ju kërkoni që gjithë kandidatët që paraqiten, pavarësisht se vlerësohen mirë apo keq, të vijnë në komision dhe ju të filloni konkursin 4 e nga 4. Kjo nuk mund të bëhet. Një ditë një mazhorancë e caktuar mund të zgjedhë të tridhjetin pavarësisht se ne mund të kemi vendosur që 4 të parët janë më të mirët.

Fatmir Xhafaj: Siç gjykuat ju hipotetikisht një mazhorancë dhe një kuvend me 140 deputetë, ne kemi shumë të drejtë të gjykojmë hipotetikisht çdo lloj individi që është dhe në funksionin e Avokatit të Popullit. Meqenëse ka diçka për të rregulluar dakord që pikën 6 ta bëjmë: “Lista e plotë e kandidatëve të paraqitur së bashku me vlerësimin e Avokatit të Popullit për përmbushjen e kritereve ligjore … dhe nga pika 7 të hiqet paragrafi i dytë në rastin e mospërmbushjes së kritereve. Dakord? Faleminderit.

Blendi Klosi: Unë jam kundër.

Fatmir Xhafaj: Kjo gjë u mbyll, zoti Klosi ka votuar kundër, jam i bindur se Avokati i Popullit kur ta lexojë do ta kuptojë. Gjithë ky ligj është risi por nuk e di si nuk e kupton zoti Totozani. Në Shqipëri po pate pushtet sa më shumë është risi por shqiptarët…është sëmundje e vjetër kjo zoti Totozani, po e heq dhe ti. Nuk kam çfarë të të bëj, nuk të shëroj dot nga kjo. Je dhe gjirokastrit dhe pushtetin e ke me merak.

Bashkim Fino: Çfarë ke me gjirokastritët?

Igli Totozani: Për pushtet ke më shumë përvojë se unë.

 

Previous Post

Kosova rrezikon partneritetin me BE-në

Next Post

Gjin Gjoni tërhiqet nga precedenti “Basha”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjin Gjoni tërhiqet nga precedenti “Basha”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.