Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda i ka bërë thirrje deputetëve të forcës së saj politike që të heqin dorë nga bojkoti dhe të rikthehen në parlament për të përfaqësuar qytetarët e tyre.
Duke folur nga qyteti i Elbasanit, deputetja demokrate u ndal edhe tek incidentet e dhunshme në kuvend, duke theksuar se në parlament s’ka nevojë për burra të dhunshëm dhe se prania e opozitës do t’i rikthejë dinjitetin e munguar sallës së tij.
“Shpresojmë që opozita të kthehet në Parlament. Karriget bosh nuk flasin, ndaj opozita duhet të rikthehet”, tha Dode.
Opozita i ka bojkotuar punimet e kuvendit qe ne mbyllje te sesionit te shkuar, pas incidenti te shenuar mes dy deputetëve socialiste, Ndreu e Ndoka me demokratin Gent Strazimiri.















