Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje vijon sot nga INUK në aksin rrugor Tiranë- Vaqarr. Gjatë ditës së sotme në afërsi të urës së Beshirit do të shembet një ndërtesë me shpërthim të komanduar.
INUK paralajmëron se për arsye sigurie do të ndalohet qarkullimi në aksin Tiranë-Vaqarr, nga ora 13:00 deri në 15:30 të ditës së sotme. INUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndalimin e qarkullimit për rreth 2 orë e 30 minuta.















