Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 21 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Vizita në Beograd, Rama: Pse nuk e anulova takimin, humbte Shqipëria”. Tituj të tjerë janë; “Nacionalizmi, Lubonja: Serbët dhe shqiptarët do marrin shuplakën e merituar nga Europa”. “Gjobat e makinave, deputetët e PS rrëzojnë ligjin e Tahirit”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Makinat, katërfishohen gjobat”. Tituj të tjerë janë; “Atësia e Kryeministrit: “Motra” e Vuçiç: Ka 40 vjet që e di këtë histori”. “Zbardhet raporti hetimor, ja shkeljet e Çefës në KLD”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Debatet në komision, 8-fishohet gjoba për semaforin, PS- LSI kundër ligjit të Tahirit”. Tituj të tjerë janë; “Nishani: SHISH s’ka kryer përgjime të paligjshme”. “Rama: Anulimi i vizitës, humbja jonë, im vëlla në listën e heronjve të rremë”. “Cigaret, pse rritja e akcizës shkon në xhep të tregtarëve”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Kryeministri: Vëllai im, hero i rremë”. Tituj të tjerë janë; “Aluizni, trualli me gjysmë çmimi nga 300 deri në 500 metra”. “Kodi Rrugor, PS- LSI kundër qeverisë”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “10 “mëkatet” e Presidentit, zbardhet raporti i Kuvendit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”. Tituj të tjerë janë; “Deputetët rrëzojnë qeverinë për ashpërsimin e Kodit Rrugor”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















