Kreu i UEFA-s, Mishel Platini ka deklaruar “se mund te kishte patur trazira edhe nese do te kishte luajtur Shqiperia me Maqedonine ose Shqiperia me Greqine”. Me pare, kreu i UEFA-s kishte thene per nje televizion francez “po sikur drone qe fluturoi mbi stadium te kishte nje bombe”? (Imagjinoni cfare sofistikimi do te duhej te kishte patur droni, qe te arrinte deri aty sa te bente dallimin e futbollisteve poshte, mes shqiptareve dhe serbeve).
Drejtuesit e larte te Federates Shqiptare te Futbollit, qe e priten me nderimet me te larte, dhe bashke me nje fanele te kombetares me numrin 10 (ku ta kete hedhur valle Misheli?) e percollen edhe me garancine e 4 votave (permes lobimit edhe ne rajon) per zgjedhjen ne krye te UEFA-s, duhet te mos pertojne e t’ia bejne nje sms Mishel Platinise, i cili me dy deklaratat qe ka bere deri me sot po ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne vendimin qe do te marre Komisioni i Disiplines. E t’i kujtojne qe:
1. Shqiperia ka luajtur me Greqine ne Tirane. Nje here e ka mundur dhe nje here ka barazuar. Ka patur feste ne stadium dhe as edhe nje akt te vetem dhune. Nderkohe pas ndeshjes, ne Greqi u vra nje tifoz shqiptar.
2. Shqiperia ka luajtur me Greqine, ne Krete. Atje ku futbollistet e kombetares iu nenshtruan nje presioni psikologjik dhe fizik, i krahasueshem vetem me ate qe u ndodhi ne 14 tetor ne mbremje ne stadiumin e Beogradit
3. Shqiperia ka luajtur me Maqedonine ne Tirane. Nuk ka patur asnje incident. Vetem futboll!
4. Shqiperia ka luajtur me Maqedonine, ne Maqedoni. Ka patur djegie flamujsh, dhune ndaj tifozeve shqiptare te Maqedonise, nderprerje ndeshje.
Mos harroni, bejani nje telefon Platinise. Jo per t’i kujtuar votat, por per ta kujtuar qe te hape arkivat…















