Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një takim me ish kryeministrin e Italisë dhe ish presidentin e Komisionit Europian, Romano Prodi. Prodi ndodhet në Tiranë për Konferencën “Shqipëria dhe Italia: një partneritet për Evropën”, që zhvillohet në kuadrin e aktiviteteve të Presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ministri Bushati e ka konsideruar Prodin si një mik të vërtetë që i është gjendur pranë Shqipërisë si në momentet e vështira ashtu edhe në ato të gëzimit.
Nga ana e tij ish kryeministri italian shprehu kënaqësisë për sukseset e arritura, nga Shqipëria në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.
Bushati vlerësoi mbështetjen që Prodi personalisht dhe vendi i tij i kanë dhënë Shqipërisë në këtë rruge si dhe e siguroi atë për angazhimin e qeverise shqiptare për të kryer të gjitha reformat e nevojshme për të kaluar sa më parë në hapjen e negociatave për anëtarësim.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet me te fundit ne rajon dhe BE si dhe u fokusuan ne sfidat e sigurisë evropiane.















