• Latest
  • Trending
  • All

Një betejë e re diplomatike

19/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një betejë e re diplomatike

19/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Shkruan: Aleksandër Çipa

Diplomacia serbe, pas incidentit dhe ndeshjes së ndërprerë mes dy përfaqësueseve kombëtare në futboll, ka rikthyer jo vetëm një krizë diplomatike serbo-shqiptare, por tenton më shumë. Deklaratat, telefonatat dhe sidomos notat e protestës të shkëmbyera mes Tiranës dhe Beogradit rishtazi, të lënë shijen e një tensioni që tejkalon pretekstin prej ndeshjes së ndërprerë dhe të dhunuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndeshja që u ndërpre prej dhunës dhe tensionit të vendësve në Beograd, tashmë nuk ka lidhje me fushën e stadiumit “Partizani”, por është hedhur në një fushë e pista të tjera. Në këtë fushë dhe në ato pista, ne shqiptarët nuk kemi më atë “ekip 11 vetësh” të Kombëtares, por kemi një dobësi historikisht të ripërsëritur. Fjala nuk është as për grupin që do të paraqesë e mbrojë pretendimet shqiptare në tryezën e UEFA-s apo të FIFA-s dhe as për menaxhimin në fusha të tjera të betejës propagandistike me serbët. Fjala është për diçka tjetër: për diplomacinë.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë rikthyer në kohën e ftohtë, në gjendjen e aq komentuar prej prozës së Kadaresë te novela “Krushqit janë të ngrirë”. Qeveria dhe gjithë piramida hierarkike e Serbisë zyrtare u është rikthyer toneve akuzuese dhe me një lloj prepotence që të lë shijen e vitit 1948. Natyrisht beogradistët qeverisës të Serbisë së sotme, vetëm imazhin dhe perceptimin mund të kenë të tillë, pasi koha ka ndryshuar dhe shteti i tyre ka një histori politike të re të viteve ’90, për të cilën turp do të ndiejnë edhe 200 breza të ardhëm serbësh. Mirëpo kasta heterogjene e këtyre qeverisësve vjen nga kultura dhe nostalgji të ndryshme politike. Njërës prej të cilave, Presidenti aktual Nikoliç po i referohet me devocion naiv. Fjala është për alteregon e vet fatkeq, Milosheviçin(!). Megjithatë kjo kastë heterogjene qeverisësish në Beograd, po ndryshon befas rrjedhën e zhvillimeve të qeta të 10 viteve të fundit në relacionet me Shqipërinë. Dukej se para pesë muajsh, mes dy vendeve po krijoheshin premisat për një kthesë klime dhe shkëmbimesh jo vetëm diplomatike, por edhe në fusha të tjera. Mirëpo ky perceptim sipërfaqësor befas u shemb lehtësisht dhe gati plotësisht para dhe pas ndeshjes së pjesshme të Beogradit mes ekipeve kombëtare në futboll.
Pas kësaj, diplomacia serbe ka vënë në plan të parë kërkimin e ndjesës absurde prej qeverisë shqiptare, si dhe disa akuza idioteske, po të gjykohet me tablonë dhe imazhin real të asaj dhune dhe egërsie barbare që tifozët dhe Presidenti serb Nikoliç (ky i fundit verbalisht) demonstruan ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Në këtë gjendje, diplomacitë e të dy vendeve kanë përmbysur axhendën. Ndërsa përgatisnin një protokoll të posaçëm për vizitën e paralajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në Beograd, tashmë Serbia shtetërore e aq turpëruar në opinionin publik botëror, po sajon pretendimin refuzues të kësaj vizite.

Refuzimi publik i vizitës së homologut shqiptar më 21 tetor nga Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, do të ishte një akt diplomatik vetëndëshkues në sytë dhe vëmendjen e diplomacisë botërore. Por deklaratat paraprake po lënë përshtypjen se kërkohet dhe tentohet vetanulimi nga ana e Kryeministrit Rama.

Diçka e tillë do t’i vlente e ndihmonte më shumë se kujtdo vetë Kryeministrit serb. Në këtë mënyrë, anulimi i vizitës do të plotësonte arsyetimin se incidentet në Beograd i çuan dhe i bënë shqiptarët. Por jo vetëm kaq: Me këtë prishje të udhëtimit diplomatik, pësimi shqiptar çelte një kapitull të ri me pasoja të shumta.

Shqipërisë, pas incidenteve në Beograd dhe sidomos falë menaxhimit serb dhe filoserbizmit europian në politikë, media dhe në institucione komunitare, po i cenohet statusi i vendit që eksporton stabilitet. Këtë mësymje të re jo vetëm diplomacia serbe e ka në rend të ditës si aksion.

Dy ditë pas incidenteve në Beograd, fqinja jonë në Jug, Greqia u ngut për sjelljen e një note proteste për të ashtuquajturin sulm të nacionalistëve shqiptarë në fshatin e minoritetit grek Dervician, në Gjirokastër, ku pati pasoja të goditjes së makinave dhe xhamave të banorëve minoritarë. Një reagim diplomatik më i shpejtë se vetë qarkullimi i kronikës apo lajmit për ngjarjen, e cila edhe sot në shtypin shqiptar është e pandriçuar mirë.

Por logjika ta do se mes notës së protestës nga ambasadori grek në Tiranë për sulmin e pashfaqurnë mediat audiovizive në Dervician, si dhe sulmeve mbi ambasadën shqiptare në Podgoricë apo djegies së dyqaneve të shqiptarëve në Novi Sad apo Beograd, nuk ka vetëm rastësi apo përkim kohor. Episodet dhe incidentet vlejnë si “brumë i vyer” për qëndrimet e reja dhe të forta të diplomacisë së një vendi apo të më shumë, kur përputhen interesat dhe koniunkturat.

Tashmë diplomacia e fqinjëve ka fituar një arsye e pretekst për të shtuar ankime dhe sidomos pretendime ndaj diplomacisë shqiptare. Në këtë mënyrë, serbët dhe aleatët e tyre grekët, kanë nisur aksionin për ta përdorur shkakun e ndeshjes së pabërë e të ndërprerë me dhunë serbe, mes ekipeve e kombëtare në Beograd, si një “kampion” të irredentizmit shqiptar. Kjo akuzë e harruar qysh prej viteve ’80 ka për t’u rikthyer ditët e ardhme sërish në mediat dhe opinionet politike serbe.

Ajo që i nevojitet diplomacisë shqiptare është rikthimi në ditët e saj aktive të imazhit dhe brendisë për më shumë sjellje dhe veprime konstruktive. Roli që kancelarja gjermane Merkel i atribuoi qeverisë shqiptare në takimin e kryeministrave të Ballkanit, natyrisht që është një arritje kolosale. Pakënaqësinë prej njohjes së këtij roli të madh, diplomacia dhe shteti ynë kanë arsye ta mendojnë. Ajo bëhet edhe më e imagjinueshme kur shihet sidomos diferenca që kemi me serbët për prirjet dhe realitetin e sotëm gjeopolitik në raport me Europën dhe SHBA nga njëra anë dhe Rusinë nga ana tjetër. Interesat gjeopolitike të vendit në raport me SHBA dhe Europën, janë fari udhërrëfyes i sjelljes dhe qëndrimit dinjitoz diplomatik që është e dënuar të ruajë e përfaqësojë jo vetëm Shqipëria, por tashmë edhe Kosova.

Kryeministri Rama dhe diplomacia shqiptare në qeverinë e tij, ndëshkohen nëse ia humbasin Shqipërisë rolin e shtetit që eksporton stabilitet dhe vullnet të hekurt integrimi. Dinjiteti kombëtar shtetëror e ka të provuar dhe të fituar vlerën e kësaj bashkëjetese me rrjedhën e vetme e të pandryshueshme të integrimeve në rajon dhe në kuadër partneriteti strategjik me Europën dhe SHBA-në.

Previous Post

Rama shtyn vizitën në Serbi

Next Post

Nga qielli zbret e kuqja e flamurit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nga qielli zbret e kuqja e flamurit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.