Shkrimet e pafundme, pothuajse tërësisht të trilluara nëpër mediat serbe, përfshirë edhe gazetën Vecernje Novosti, kanë vazhduar edhe sot duke publikuar teori që asnjë njeri normal nuk i beson.
“Shqiptarët kanë nisur luftë speciale kundër serbëve”, transmeton sot Blic, ndërsa për këtë e citon udhëheqësin e Forumit për hulumtimin e terrorizmit ndërkombëtar, Milan Pasanski.
Sipas këtij personi, duke e hedhur hartën e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe” mbi stadiumin e Beogradit ku luhej ndeshja Shqipëri-Serbi, “duke injoruar në tërësi rrezikun për jetën e njerëzve, e ka arritur qëllimin e saj, të riafirmojnë në botë konceptin politik të ‘Shqipërisë së Madhe’”.
Imagjinata e këtij “eksperti” shkon deri aty sa thotë që gjatë “luftës disavjeçare kundër serbëve, shqiptarët e Kosovës gjithmonë e kanë pasur përkrahjen e Shqipërisë dhe perëndimit, pasi Tirana ka qenë dhe ka mbetur transmetimi i disa qarqeve të caktuara politike në Perëndim, në kuadër të së cilës, strategjia e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit ka rol të rëndësishëm”.















