Në një prononcim të shkurtër për mediat, kryebashkiaku Lulzim Basha deklaroi se Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përmbytjet ngaLumi i Tiranës. Deklarata u dha gjatë inspektimit të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Ai theksoi se po hiqen 600 mijë ton mbetje nga lumi. “Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës. Projekti do të mundësojë parqe në të dyja anët e lumit dhe do të mundësohet mbrojtje ndaj vërshimeve të ujit. Projekti është një vepër historike për Tiranën”, shtoi Basha. Më tej ai kërkoi që “politika të heqë dorë nga bllokimi i projekteve”















