Deputetja e PD-së, Mesila Doda është ndër më aktivet për ngjarjen në stadiumin e Beogradit. Menjëherë pas deklaratës së pak çasteve më parë të kryeministrit serb, Doda u shpreh se kjo është marrëzia e radhës së tij.
Ndryshe nga kryetari i PD ajo mbron Ramën
“Pas ngjarjeve të fundit, mund të pritej një tërheqje nga ana e kryeministrit shqiptar i cili nga ana e tij ka vendosur ta kryejë vizitën, megjithe klimen politike te acaruar mes dy vendeve.
Personalisht parapëlqej sfidën dhe kurajon njerëzore për t’i shprehur hapur dhe ballafaquar mendimet dhe diferencat dhe gjithashtu per te komunikuar mes qeniesh njerzore, edhe pse mund të kenë mendime krejt të ndryshme. Nuk e besoj se është përulje apo tekë vizita në Beograd, por gjest qe tregon forcë dhe kurajo”, thotë Doda.
Sipas saj, nuk ka logjikë deklaratë e Vuçiç për t’u menduar për pritjen e Ramës. “Në këto kushte besoj se ne sapo e fituam trepikëshin….jo vetëm atë të futbollit”















