Analistri Armand Shkullaku, thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama, duhet ta anulojë vizitën në Beograd për hirë të popullit shqiptar.
Ai ka thënë se ajo që ndodhi në Beograd, ishte një pasqyrë reale për popullin shqiptar se urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, ishte e përmasave të tilla.
“Ai nuk e mbrojti vëllaun këtu e do të shkojë ta mbrojë në Beograd. Pyetja kryesore që duhet bërë është pse duhet Edi Rama që të shkojë në Beograd pas kësaj që ndodhi. Pse duhet të dukemi europianë para botës. Ne duhet të dukemi europianë para botës së pari. Ndeshja qe dëshmi për ata në Tiranë që urrejtja serbe ndaj shqiptarëve ishte e këtyre përmasave. Për hirë të dinjitetit të këtij populli, duhet ta anulojë vizitën”, ka thënë Shkullaku në emisionin “Opinion”.















