• Latest
  • Trending
  • All

Një lojë kur futbolli nuk ishte as sport

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Një lojë kur futbolli nuk ishte as sport

16/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Shkruan: Valon Murati

1. Në një botë ideale sporti dhe politika nuk do të duhej të përziheshin. Por në atë botë ideale gjithashtu nuk do të duhej të kishte konflikte politike, ekonomike, etnike, racore, fetare, pabarazi sociale etj. Por një botë e tillë nuk ekziston, përkundrazi fatkeqësisht shumë prej këtyre konflikteve po thellohen e po ashpërsohen. Andaj edhe çdo aktivitet shoqëror, e në këtë rast i tillë është sidomos futbolli, përveç sport është shpeshherë edhe politikë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kur luajnë Barcelona, apo Atletik e Bilbaos me Real Madridin, më shumë se futboll është politikë. Ku njëra palë shpalos identitetin kombëtar, dëshirën për pavarësi, mllefin për shtypjen e dhunshme nën Frankon, ndërsa pala tjetër është simbol i unitarizmit spanjoll. Kur luan Roma me Lazion, Benfika me Sportingun e Lisbonës, apo Shalke 04 me Borusian e Dortmundit, përveç rivalitetit lokal e regjional, ndarja ideologjike e tifo-grupeve është evidente.

Të parat konsiderohen se janë ekipe të majta, të dytat se janë ekipe të djathta e shpesh si në rastin e Sportingut dhe Lazios si ekipe të ndërlidhura me diktaturat fashiste në Itali dhe Portugali. Kur luan, Seltiku nga Glasgou me Glasgou Renxhërs, ky nuk është derbi më i nxehtë në botë vetëm sepse është derbi lokal i një qyteti skocez, por sepse të parët përfaqësojnë emigrantët irlandez dhe rrjedhimisht dëshirën irlandeze për shkëputje nga Britania e Madhe (në këtë rast të Irlandës së Veriut) dhe të dytët unitarizmin britanik. Ka edhe më në atë më shumë se futboll, sepse të parët janë katolik, por ultrasët e tyre janë edhe të majtë, ndërsa të dytët protestantë dhe të djathtë.

Edhe kur luajnë reprezentacionet ka gjithherë politikë dhe lojë me tensione të larta si Brazili me Argjentinën, Gjermania me Holandën, Hungaria me Rumaninë e plotë e plotë të tjera. Andaj, habitesha vazhdimisht, kur lexoja analiza e dëgjoja komente se loja në mes të Shqipërisë dhe Serbisë është vetëm një lojë futbolli. Habitesha, siç vazhdoj të habitem se si ka mundur dikush të mendojë se kjo lojë futbolli do të jetë vetëm një shfaqje sportive, kur raportet në mes të Shqipërisë me Serbinë, mbartin pas vete një histori të konfliktit mi 100 vjeçar, konflikt që konsiderohet se ende nuk është zgjidhur, e mbi të gjitha me faktin se elitat politike sidomos në Serbi, kanë mbetur peng të së kaluarës. Për më tepër, diçka që ne shpesh po e harrojmë për shkak të retorikës pro BE të Beogradit zyrtar viteve të fundit, se përfaqësuesit e partive më nacionaliste janë edhe në pushtet.

Çdo gjë që i ka paraprirë kësaj loje, si ndalimi i tifozëve shqiptarë për të shkuar në Beograd, mobilizimi i mbi 3.500 policëve, si dhe ajo që ndodhi në stadiun që nga parulla që bërtitej në kor nga mbi 30.000 njerëz “ubij, zakolji, da shiftar ne postoji (vraje, preje, që shqiptari të mos ekzistojë)”, e deri tek ndërhyrja dhe rrahja në fushë, tregonin se kjo ndeshje, jo që ka qenë më shumë se sport, por nuk ka qenë fare sport.

2. Reagimet e zyrtarëve serbë, si të presidentit, qeverisë e të federatës, pas lojës, duke akuzuar palën shqiptare, ndonëse nuk kishte tifozë të organizuar shiptarë e as ndonjë përgjegjësi tjetër organizative pala shqiptare, tregojnë qartazi një gjë: Serbia fatkeqësisht është ajo e vjetra, e pandryshuara, e lidhur thellë me krimin e organizuar, por edhe krye-shovinistja e Ballkanit.

Ajo që ndodhi në Beograd mbrëmë, madje nuk mund të shpjegohet as me analizën e filozofisë së veprimeve të tifo-grupeve në përgjithësi. Madje as me animet politike apo me urrejtjen etnike. Tifo-grupet serbe, sidomos liderët e tyre, e tejkalojnë edhe atë nivel analize. Monstrumët si Ivanovi me shokë, që veprojnë si udhëheqës të tifo grupeve në Serbi, janë krijesa të pushtetit serb që në kohërat e ish-Jugosllavisë, që shërbenin për vrasje politike, njësi paramilitare, spastrime etnike, tregti të drogës, shpëlarje të parasë etj. Futbolli dhe huliganizmi janë vetëm maska, për të fshehur aktivitetin real të këtyre individëve dhe grupeve të tyre. Ndërsa dënimi i herëpashershëm i dukurive të jashtme të huliganizmit dhe i individëve, dëshmojnë për mungesën e vullnetit që shteti serb ta trajtojë këtë çështje në mënyrë serioze. Deklaratat e dy ditëve të fundit tregojnë se ata vazhdojnë ta injorojnë këtë realitet, ndonëse edhe ngjarjet nga ndërprerja e ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë një moment, ku strukturat e shtetit, kanë mund të reflektojnë dhe të fillojnë luftën kundër këtyre kriminelëve.

Tifo grupet si Grobari (me nëngrupet e armiqësuara në mes vete), e Delijet, edhe sot janë pjesë e botës së krimit të organizuar, të kontrollit të lojërave të fatit, të tregtisë së drogës, të shpëlarjes së parave, të haraçit, të eliminimeve fizike etj. Ata luftojnë (deri në vrasje të vazhdueshme) për territore në Beograd, jo për të dëshmuar superioritet sportiv, por për të kontrolluar tregtinë me narkotikë, haraç e lojërat e fatit. Ata vazhdojnë të terrorizojnë klubet e tyre, e sidomos lojtarët dhe udhëheqësit e klubeve (të cilat i ndërrojnë sipas dëshirave dhe interesave të tyre). Kjo botë e krimit, i kontrollon dy nga klubet me traditën më të gjatë sportive në Serbi.

E gjitha kjo ndodh, sepse si produkt i shtetit, ata janë të infiltruar thellë në shtet. Serbia vazhdon të kontrollohet në shumë segmente nga këto grupe kriminale, të krijuara nga ajo, por që edhe vetë sot e ka problem t’i kontrollojë e t’i luftojë. E sidomos e ka të vështirë t’i kontrollojë kur janë në pyetje shqiptarët, për sundimin, ‘vrasjen dhe prerjen’ ndaj të cilëve, këto grupe janë përgatitur tash e gati 30 vjet. E ka vështirë t’i kontrollojë, jo e drejtë është të thuhet, ka mungesë vullneti politik për t’i kontrolluar dhe shkatërruar.

3. Edhe sa i përket shqiptarëve, kjo ishte një ndeshje më shumë se futbolli, ndonëse futbollistët ishin përgatitur vërtet në mënyrë dinjitoze që vlerat sportive t’i shprehnin në fushë.

Ndodhi çka ndodhi, dhe pat një shpërthim të madh entuziazmi patriotik gjithandej trevave shqiptare. Ndeshja me Serbinë, loja dinjitoze e lojtarëve para atij presioni, hedhja e fluturakes me simbolet shqiptare (që në filozofinë e tifozëve konceptohet “se ua hodhëm serbëve edhe me invencion’) si dhe qëndresa e lojtarëve gjatë agresionit në fushë, ishte motiv i mjaftueshëm për festë gjithëkombëtare, ndonëse kishte vëzhgues neutral, që nuk e kuptonin sesi mund të festohet një ndeshje e pezulluar. Po festohet, sepse siç e thash, ajo ishte më shumë se sport. Kjo ngjarje dëshmoi edhe njëherë për një gjë: shqiptarë ndjehen një dhe si të tillë në thelb ndjehen të parealizuar. Andaj kanë dëshirë të kenë një kombëtare futbolli, e cila është e denjë për të gjitha përballjet sportive dhe jo-sportive, si dhe duke pasur dy shtete të vogla e të dobëta si dhe duke jetuar në disa të tjera të cilat i shtypin kanë dëshirë të kenë një shtet. Një shtet normalisht shumë më të vogël se ai i hartës, por një shtet ku ata sot janë në shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale. Pa e dëmtuar askënd, pa i hyrë askujt në hakë.

Dhe shfaqjet e këtij entuziazmi, siç thoshte një mik nga Tirana, tregojnë për një ‘shpërpushje të madhe në mes të elitave në Tiranë e Prishtinë dhe vullnetit të popullit’. Por pas çdo entuziazmi fillon jeta normale me vështirësitë e veta, me telashet e mëdha politike e sociale që i kemi në jetën e përditshme. Andaj edhe gjëja më e vështirë por më madhështore për një popull e sidomos politikë është ta shndërrojë entuziazmin në veprimtari konkrete politike. Kjo veprimtari normalisht nuk kalon nga hartat, e as nga urrejtja ndaj të tjerëve, dhe këtu nuk guxojmë të biem asnjëherë në grackën e nacionalizmit pushtues serb.

Patriotizmi shqiptar ka qenë përherë mbrojtës, e çlirimtar, andaj edhe emancipues. Kështu që projekti kombëtar sot duhet të përcillet nga hapa të vegjël por konkret të realizimit të integrimeve kombëtare në të gjitha fushat e sidomos në ekonomi dhe arsim, zgjidhjes së problemeve politike të Kosovës me Serbinë (sidomos trajtimi serioz i veriut të vendit dhe i Kosovës Lindore), puna serioze në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit (po, po unë besoj se bashkimi kombëtar kalon edhe duke e dhënë këtë provim ku kemi ngec deri tani si Tirana ashtu edhe Prishtina) e deri te krijimi i kushteve për realizmin e referendumit për bashkim.

Rrjedhimisht kjo çka ndodhi i ka stepur të ashtuquajturat elita ‘kozmopolite’ të Tiranës dhe kosovaristët e Prishtinës, por nuk duhet t’i entuziazmojë as ata që janë për bashkim. Se bashkimi, përtej entuziazmit kërkon shumë, shumë punë të kujdesshme dhe të përkushtuar.

Previous Post

Huliganët, nga zyra e shtetit serb në redaksitë e urrejtjes

Next Post

Fluturimi mbi folenë e qyqes

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fluturimi mbi folenë e qyqes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.