• Latest
  • Trending
  • All

PATRIOTIZËM EUROPIAN QË TË MOS GREMISEMI SI NACIONALIZMI SERB!

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

PATRIOTIZËM EUROPIAN QË TË MOS GREMISEMI SI NACIONALIZMI SERB!

16/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

ANDREA STEFANI

Ajo që ndodhi në Beograd ishte një disfatë e nacionalizimit serb. Një tjetër provë se nacionalizmi në kohën tonë nuk është një udhërrëfyes i mirë. I pasuar si reaksion zinxhir nga të tjera shpërthime nacionaliste, ai serb ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Nacionalizmi serb është fajtor edhe për shtypjen e Kosovës, masakrave dhe eksodit që tronditi botën. Por në fund fare, qe po nacionalizmi serb që pësoi disfatë përballë një internacionalizmi ndërkombëtar që, i mishëruar në aleancën e NATO-s, u hodh në sulm kundër nacionalizmit militar serb, i nxitur nga parimi universal i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo thjesht të kosovarëve. Dy ditë më parë, nacionalizmi serb pësoi një tjetër disfatë. Këtë herë në një stadium futbolli. Por ndërsa brohorasin për “fitoren”, shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk duhet kurrsesi të bien në grackën e nacionalizmit, duke iu përgjigjur serbëve me të njëjtën monedhë.

***

Më shumë se një dekadë më parë, nacionalizmi serb u mposht ushtarakisht, por shihet është sundues në kokat e jo pak serbëve. Natyrisht, nacionalizmi si urrejtje për tjetrin, për fqinjin e kombit tjetër, për një sërë shkaqesh, historike dhe jo historike, është i pranishëm edhe në kombe e shtete të tjera të Ballkanit. Por në Serbi ai vazhdon të ruajë një veçori, duke qenë mjaft ndikues edhe në elitat politike dhe qeveritare. Pra, edhe në politikën zyrtare serbe madje, deri edhe në mendësinë e autoriteteve sportive. Nëse në Shqipëri gjen nacionalizëm mediatik turmash, në Serbi krahas këtij nacionalizmi të rëndomtë, gjen edhe atë elitar, politiko-diplomatik. Qëndrimi që mban Serbia ndaj Kosovës është ilustrimi më i qartë i këtij nacionalizmi zyrtar.

***

Incidenti në stadiumin e Beogradit nuk është, në këtë kuptim, i rastit. Ai u nxit pikërisht nga fobitë nacionaliste të federatës serbe të futbollit. Kërkesat e saj, pa precedent, për mos lejimin e sportdashëseve shqiptarë (si nga Republika e Shqipërisë ashtu dhe nga ajo e Kosovës) për të ndjekur ndeshjen në stadium, ishin reflekse të kësaj fobie. Në vend se të përpiqeshin që ndeshja, sporti, ti shërbente krijimit të një klime bashkëpunimi e paqeje mes dy kombeve fqinjë, ata preferuan të ngrenë barriera dhe mure. I gabuar ishte edhe vendimi, që në fakt ndikoi në përkeqësimin dhe acarimin e klimës, për të mos lejuar praninë e futbolldashësve shqiptarëve në ndeshje. Një njëanshmëri dhe padrejtësi që shqiptarët nuk e meritonin sepse nuk kishin demonstruar destruktivitet. Nëse serbët nuk përmbajnë dot huliganët e tyre, atëherë le të penalizojnë huliganët e tyre, duke mos lejuar ata të hyjnë në stadium. Dhe incidenti i rëndë, ku u dhunuan lojtarët shqiptarë jo vetëm nga tifozë huliganë por edhe nga roje të sigurisë të stadiumit, provoi se e keqja nuk shmanget dot duke ndëshkuar të pafajshmit. Se e keqja, në këtë rast nacionalizmi i disa huliganëve serbë, do ta bënte të vetën edhe pa praninë e tifozëve shqiptarë. Incidenti në Beograd tregoi se jo vetëm turmat, por edhe politika e Serbisë, që sapo ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, ka nevojë të deshovinistizohet.

***

Blater gaboi. UEFA po ashtu. Shqipëria nuk ka pse të vuajë sanksione për incidentin e Beogradit. Valëvitja në qiell e një flamuri të Shqipërisë Etnike, nuk është justifikim për dhunën që pësoi përfaqësuesja shqiptare e futbollit. Flamuri nuk qe shkaku, por preteksti i dhunës. Qe si një shkëndijë që iu vu fuçisë së nacionalizmit serb mbushur plot barut. Më kot përpiqet Federata Serbe të justifikojë tifozët serbë për dhunën që ushtruan, duke na i paraqitur si viktima. Kush nuk vuan nga sindroma e nacionalizmit nuk mund të bjerë pre e provokimeve nacionaliste. Qoftë ky një flamur apo një parullë.

Dhe nuk është sekret që ka jo pak shqiptarë që aspirojnë Shqipërinë Etnike. Por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Republikës së Shqipërisë që këmbëngul se bashkimi i shqiptarëve do të arrihet nëpërmjet integrimit në BE. Ky është edhe qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës. Ngritja e flamurit të Shqipërisë Etnike, mund të ketë qenë vepër e kujtdo individi. Pse jo edhe në ndonjë agjenturë që gjakon tensione në rajon. Një gjë e ngjashme mund të ndodhë edhe nesër. Por kjo nuk justifikon dhunën që pasoi, si shprehje e një tërbimi nacionalist që priste vetëm pretekstin që të shfryhej. Sepse, në fakt, dhuna kishte nisur të shpalosej (me hedhjen e sendeve të forta dhe lëndëve plasëse në fushë) që para shfaqjes së flamurit. Edhe sikur të mos qe shfaqur ai flamur, vështirë se ndeshja do përfundonte normalisht në një stadium të shndërruar në një kazan ku vlonin pasionet e papërmbajtura shovene dhe nacionaliste të turmave të huliganëve serbë. Sinjali i parë u dha që në fillim kur turmat nacionaliste vërshëllyen për turp himnin shqiptar duke dhunuar etikën sportive të mikpritjes.

***

Që nacionalizmi është sot i dëmshëm nuk do të thotë se edhe çdo internacionalizëm, si e kundërta e nacionalizmit, është i dobishëm. Nuk është aspak i tillë, për shembull, murtaja e sotme e terrorizmit, internacionalizmi pseudomysliman i ISIS. Por ka një internacionalizëm të sotëm që harmonizohet edhe me një patriotizëm human për të cilin, është e huaj urrejtja për njeriun pavarësisht se kujt kombi i përket ai. Ky është internacionalizmi integrues europian që, i harmonizuar me patriotizmin modern europian, mundëson vëllazërimin e njerëzve duke pamundësuar urrejtjen pavarësisht të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale të kombeve të tyre. Patriotizmi dhe internacionalizmi europian ushqejnë njëri-tjetrin. Francezët dhe gjermanët janë vrarë e prerë me shekuj në luftërat më të egra. Por pas Luftës II Botërore në kokat e politikës europiane triumfoi arsyeja, vlerat universale të humanizmit, lirisë dhe tolerancës. Në vend se t’i mbrojnë interesat e kombeve me luftë kundër njëri-tjetrit, vendosën që t’i integrojnë interesat, shtetet dhe kombet. Epërsia e kësaj rruge të integrimit në paqe mbi atë të luftës dhe urrejtjes tashmë është e faktuar.

***

Shpërthimi i nacionalizmit serb si dhunë barbare mbi ekipin shqiptar të futbollit vështirë të mos gjente kundër replikë nga shpërthimi, si reaksion, i ndjenjave nacionaliste në Tiranë apo Prishtinë. Jo pak faqe të internetit dhe mediave të Tiranës u mbushën me shfrime nacionaliste. Njerëzit vërshuan nëpër rrugë me flamuj kuqezi. Si për të festuar në dalldi një fitore. Por nuk ka asgjë për të festuar kur fqinji yt demonstron tërbim nacionalist kundër teje. Përkundrazi, është koha për shqetësim dhe alarm! E megjithatë pati njerëz, nga të dyja kombet, që vendosën të notojnë kundër rrymës nacionaliste. Dhe dhanë mesazhe paqeje duke sfiduar atmosferën e urrejtjes. Ndër këta ishin shqiptari Cana dhe serbi Ivanoviç, përkatësisht kapitenët e dy ekipeve të futbollit. Kapiteni Cana uroi kapitenin Ivanoviç jo vetëm për qëndrimin e tij në frymën e ecjes përpara drejt bashkëpunimit dhe jo mbetjes rob të konflikteve dhe urrejtjeve të së kaluarës, por edhe për mbrojtjen që u kishte bërë kolegëve futbollistë shqiptarë në momentet kur mbi ta u derdh barbaria e huliganëve. Të njëjtin mesazh dha edhe vetë Loriku: Jemi fqinjë dhe do bashkëjetojmë në shekuj! Ky është qëndrimi që na duhet, që mund të na shpëtojë nga kthetrat e murtajës nacionaliste, të luftës dhe mjerimit të jetës së njeriut që ajo sjell. Ky është pikërisht patriotizmi modern europian!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Shteti serb, në një llogore me Ivanin

Next Post

Artan Grubi: Për çdo gjë, fajtorë janë serbët

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Artan Grubi: Për çdo gjë, fajtorë janë serbët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.