Presidenti i UEFA-s MichelPlatini është shprehur se ndihet thellësisht i dëshpëruar për ngjarjet që ndodhën të martën në Beograd gjatë takimit eleminator për “Euro 2016” Serbi-Shqipëri.
“Futbolli supozohet se duhet të bashkojë njerëzit”, është shprehur Platini, duke theksuar se “loja nuk duhet të ngatërrohet me politikën në asnjë rrethanë”.Ndërkohë, duke folur përtelevizionin Francez TF1, numri një i futbollit europian deklaroi se skenat e dhunës në ndeshjen Serbi Shqipëri janë të pajustifikuara.
“Imagjinoni sikur në vend të flamurit, brenda dronit të ishte një bombë”, deklaroiPlatini për televizionin francez.















