Persona të panjohur kanë djegur furrën “Dva brata” (Dy vëllezër) në Sombor të Vojvodinës të cilën e mbajnë shqiptarët
Sipas informatave të para furra është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi, njofton B92, transmeton Koha.net.
Ky nuk është sulmi i parë në këtë furrë.
Djegia ndodhi një ditë pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Serbi ka pasur ftesa për bojkotim të furrave të shqiptarëve.
http://www.youtube.com/watch?v=q62Ka7tdgpg















