Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 16 tetor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Pikët në tavolinë, UEFA, hetim Serbisë dhe Shqipërisë për skandalin”. “Rama” Flamuri në fushë. Alibi për të mbuluar urrejtjen”. “Dritëro Agolli: Ismail Qemali dhe Isa Boletini ishin dy tifozët tanë të mëdhenj në Beograd”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Ndeshja në Beograd, dëshmitë për terrin serb. Edi Rama dënon dhunën”. Tituj të tjerë janë; “Sokol Kushta: Serbët kërkonin të bënin kurban njërin nga ne”. “Operacioni, vrau kunatat për grabitjen në Durrës, kapet në Barcelonë”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Breshëri fyerjesh antishqiptare. Shteti serb në një llogore me Ivanin”. Tituj të tjerë janë; “Olsi Rama: 45 minutat në polici”. “UEFA heton Serbinë, por edhe Shqipërinë: Refuzoi të rikthehej në fushë”. “Rama: Flamuri dhe “arrestimi” i vëllait tim, gjethe fiku për të mbuluar urrejtjen serbe”. “Peleshi: Nuk ka vendim për çmimin, fasha mbrojtëse 300 kv do të hiqet”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Nikoliç: S’jeni shtet. Edi Rama: Serbët dhunë raciste”. Tituj të tjerë janë; “Serbët: Olsi Rama tha “S’keni ç’të më bëni, kam pasaportë amerikane”. “Universitetet, 2560 kuota bosh”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Pushtat serbë”. Tituj të tjerë janë; “Rama: Flamuri po përdoret si alibi nga serbët”. “Tritan Shehu: Në PD ka vend për të gjithë”. “Formulari A3, rregullat për maturantët në raundin e dytë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















