Shumë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë lënë për pak kohë mësimin për tu bashkuar një marshi në shesh të qytetit duke festuar lojën të cilën e bëri Shqipëria në Beograd.
Nxënësit me uniformë shkolle e të mbuluar me flamuj kombëtar të gëzuar tej mase vrapuan përgjatë sheshit “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”.
Marshi i tyre ishte i paparalajmëruar, por në të morën pjesë me qindra nxënës, meshkuj e femra.
Kjo ndodhi disa orë pas ndeshjes futbollistike e cila u ndërpre në Beograd.
http://www.youtube.com/watch?v=vgSOokbspBg
















