Një javë pasi kishte kanosur përmes Facebook-ut deputeten e Kuvendit të Kosovës Alma Lama, ka përfunduar në pranga të policisë.
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se personi i dyshuar është arrestuar një javë pasi që ka ndodhur rasti i kanosjes.
“Po është arrestuar një person i dyshuar për rastin e kanosjes se deputetes Lama”, ka thënë burimi.
Deri te kanosja ka ardhur lidhur me një prononcim të cilën Lama e kishte dhënë në TV.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë,raporton Indeksonline.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















