Shqipëria renditet në listën e vendeve të sigurta të origjinës në vendimin për refugjatët të Këshillit Shtetëror në Francë. Sipas kodit për Hyrjen dhe Qëndrimin për të Huajt dhe azilin një vend konsiderohet i sigurtë nëse sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut e lirive themelore.
Sipas vlerësimeve të Këshillit të Shtetit të Francës vendi ynë ka institucione demokratike. Janë ndërmarr masa në luftën kundër korrupsionit, reforma në ligjet penale dhe civile.















