Me afrimin e zgjedhjeve, kjo pikëpyetje që nuk është zgjidhur nga vetë Basha, duket se po zbardhet nga nënteksti i deklaratave të kryetarit të aktual të bashkisë.
Në një komet të postuar dje në Facebook, Basha duke u ankuar për bllokimin e punimeve nga ana e qeverisë thotë se, kjo do të ndodhë deri sa t’i tregohet vendi. A e ka Basha këtë për rikandidimin e tij kur thotë “edhe njëherë”.
Deklarata e Bashës:
‘Vajmedeti ka urdhëruar bllokimin e punimeve për rehabilitimin e Lanës dhe rrugët paralele nga Materniteti i Ri deri te Fresku. Ka bllokuar punimet e Unazës së Re nga Qyteti i Nxënësve tek Qendra Kristal. Të dyja këto investime lirojnë trafikun e rënduar të Tiranës dhe i kursejnë mijëra ton bloze në vit mushkërive të kryeqytetasve.
Ka bllokuar koncesionin e terminalit të pasagjereve që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve, por hap qindra vende pune të reja dhe ju kursen 6 ton gaz karbonik në ditë fëmijëve dhe të rriturve të Tiranës .
Por, ku pyet e ku dëgjon Vajmedeti për jetën e për shëndetin e qytetarëve! Bllokim, shkatërrim dhe mashtrim! Ky ishte, ky është, e ky do të jetë derisa t’ja tregojmë vendin të gjithë bashkë edhe njëherë!
















