Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Diel, 12 tetor 2014. Gazeta “Shqip” hapet me titullin “Bojkoti, mazhoranca nis “tërheqjen” ”“Dërgata amerikane nën sponsorizim grek” është një koment nga Aleksandër Çipa.
Në gazetën “Shekulli” kryeartikull është “Berisha ikën nga Kryesia e PD, i hap rrugën dhëndrit”. Në këtë të përditshme gjendet edhe një shkrim nga Roger Cohen me titull “1989, agimi i një historie tjetër”.
Gazeta “Panorama” hapet me kryetitull “Tarifat e reja, dritat, sa do të paguajmë pas rritjes së çmimit”. Në këtë të përditshme gjendet komenti “Foleja e dallëndysheve” nga Edmond Tupja.
Edhe “Gazeta Shqiptare” hapet me të njëjtin argument: “Ndryshon fatura e dritave, Shqipëria pranon kushtin e FMN-së”. Nga Gideon Levy gjendet opinioni “Shqipëria, duaje ose lëre!”. Në këtë gazetë publikohet edhe një intervistë, tenori Agim Hushi: “Nga Opera më përjashtuan se isha rival i Sali Berishës”.















