• Latest
  • Trending
  • All

Meta: U përgjova? Kënaqësi për mua

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Meta: U përgjova? Kënaqësi për mua

10/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi dje gjatë intervistës në “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “TCH” se për LSI-në nuk përbën problem bashkimi i PDIU me PS-në. Meta vlerësoi pozitivisht të tri kandidaturat e PS-së për Bashkinë e Tiranës, ndërsa tha se është ende herët dhe LSI nuk nxitohet për të pasur kandidatët e saj. Sa u përket përgjimeve të SHISH, Meta tha se po pret përfundimin e punës së komisionit. “Doktori është i pasionuar pas përgjimeve”, – tha ai ndër të tjera, kur u pyet për ish-kryeministrin.

Në fakt, ne shqiptarët, kur përshëndetemi, në fillim pyesim: si jeni me shëndet? Kjo për ju, në fakt ka marrë një konotacion tjetër kohët e fundit. Realisht: jeni mirë me shëndet?
Jam më shumë se mirë. Kështu që të gjithë ata që mund të kenë pasur ndonjë merak, të qetësohen.
Merak më shumë ka pasur opozita.com e “Aleancës Kuq e Zi”, që ju ka dhënë tetë muaj jetë.
Besoj se ky është një keqinformim për ta, nuk është një dëshirë e tyre.
Ju mendoni se nuk është dëshirë, thjesht keqinformim?
Keqinformim. Për t’ju informuar, mund t’ju them se gjyshi im ka jetuar 110 vjet.
Realisht, çfarë ka ndodhur me Ilir Metën, që tashmë është totalisht i transformuar?
Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse unë vazhdimisht kam pasur luhatje në peshë në periudha të ndryshme. Pra, e kam tepruar dhe më pas jam përpjekur të normalizohem. Ajo që ka ndodhur është që në këto 2 vjet kam pasur një rënie të vazhdueshme, sistematike dhe mjaft të shëndetshme.
Meqë qetësia është ajo që ju ka karakterizuar këtë vit në drejtimin e punimeve të Kuvendit, rrallë herë ju kemi parë ta humbni qetësinë, më saktë pothuajse asnjëherë, sa ka ndikuar qëndrimi i qetë i kryetarit të Kuvendit në qetësinë e vetë Kuvendit?
Sigurisht që Kuvendi duhet të jetë shumë më i qetë, por pavarësisht nga gjithçka, unë kam vendosur që ta ruaj qetësinë si kryetar i Kuvendit, sepse kjo është shumë e rëndësishme për të kontribuar, për të ulur sa të jetë e mundur një nervozizëm mjaft të tepruar, për vlerësimin tim pa shkak, që konteston me qetësinë dhe maturinë e qytetarëve apo të përkrahësve të forcave të ndryshme politike në terren dhe mbi të gjitha në atë që kërkon shoqëria jonë. Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën, duke i hedhur ujë konfliktit dhe jo benzinë, sepse është i pakuptimtë, i cili vetëm sa na harxhon shumë energji të çmuara, të cilat mund t’i investojmë më mirë për të bërë ato reforma që e shpejtojnë më shumë procesin e integrimit europian.
Opozita vazhdon ta bojkotojë parlamentin dhe shkak ka qenë pikërisht dhuna që është ushtruar ndaj dy deputetëve të parlamentit.
Është për të të ardhur keq për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, në ambientet e parlamentit. Por nuk besoj se ka më arsye për opozitën për ta vazhduar këtë proces, sidomos pas veprimeve të ndërmarra nga prokuroria, e cila për herë të parë për një konflikt të tillë ka nisur një proces, duke e dërguar këtë çështje në gjykim.
Ju vetë çfarë bindje keni për incidentin Ndoka-Strazimiri, është goditje për shkak të detyrës apo për shkak të fyerjeve personale? Ju si i keni informacionet?
Ky nuk është një rast që unë të sillem as si prokuror, as si gjykatës. Çështja i ka kaluar drejtësisë.
Çështja e përgjimeve. A keni ju ndonjë qëndrim? A ka ndonjë qëndrim Ilir Meta lidhur me këtë çështje, me çështjen e përgjimeve, pasi përflitet që ju jeni personi që rezultoni më shumë në këto përgjime, mbi 700?
Është kënaqësi për mua në rast se jam kaq shumë i përgjuar, në çdo formë, direkte apo indirekte, por më duhet të mbaj qëndrim institucional për rastin në fjalë, që do të thotë se na duhet të presim konkluzionet përfundimtare të këtij komisioni, i cili sipas informacionit që unë kam, ende nuk e ka përfunduar punën e tij për të bërë verifikime të plota dhe përfundimtare. Ata kanë bërë një informacion paraprak, të cilin unë e disponoj, por janë në vazhdim të përpjekjeve për ta çuar deri në fund punën e tyre. Për sa u takon çështjeve që kanë të bëjnë me shërbimin inteligjent, unë kam pasur gjithmonë një qëndrim të rezervuar. Nuk jam për të debatuar çështjet e një institucioni të tillë delikat publik, por natyrisht parlamenti, qeveria, kryeministri, i kanë të gjitha instrumentet për të vërtetuar gjithçka në mënyrë mjaft të saktë dhe mjaft ligjore. Për sa i takon Doktorit, ai është i pasionuar pas përgjimeve…
Nga informacionet paraprake që keni, rezultojnë të përgjuar këto kategori njerëzish, qoftë në mënyrë indirekte?
Nuk mund të tregoj pasazhe nga biseda, pasi nuk i kam pasur pasion dhe nuk më tërheqin përgjimet.
Është dëgjuar edhe zoti Basha të flitet…
Nuk e di, nuk kam informacion. Nëse ka pasur përgjime, mbetet një gjurmë që tregon nëse ka qenë veprim i paligjshëm apo tendencioz. Unë nuk kam qenë partizan i çështjeve të shërbimit sekret dhe besoj se kryeministri duhet ta lexojë këtë raport dhe të nxjerrë konkluzionet e tij.
Nëse rezulton se këto përgjime janë bërë në shkelje me ligjin, a do të mbajë mazhoranca një qëndrim ndaj krerëve të SHISH?
Ne do presim qetësisht rezultatet dhe çdo njeri që ka bërë shkelje do të përgjigjet për to.
Presidenti Nishani ka deklaruar se do të rikandidojë, kjo mazhorancë do ta rivotonte atë apo do zgjidhte një kandidaturë tjetër?
Është e drejtë e tij të kërkojë një mandat të dytë dhe duhet respektuar. Por është ende herët të flitet për votat.
Cili është komenti juaj për vjedhjen në BSH, zoti Meta?
Natyrisht, vjedhja që ka ndodhur është një akt i rëndë kriminal dhe i takon prokurorisë që të zbardhë të gjithë mekanizmin që ka vepruar dhe të gjithë personat përgjegjës, pastaj i takon gjykatës për të vendosur përfundimisht dhe kjo, për mendimin tim, është një çështje kryekëput e drejtësisë.
Ndoshta nuk keni frikë se kështu ushqeni atë legjendën urbane që thotë se Ilir Meta kishte detyrime ndaj familjes Fullani, që Ilir Meta i ka dhënë garanci zotit Fullani për mosburgosjen e tij e të tjera, e të tjera.
Këto janë legjenda qesharake dhe nuk mund të quhen as legjenda urbane, sepse unë nuk mund t’i jap askujt garanci. Së dyti, as nuk më është kërkuar një garanci e tillë.
Ka pasur një prononcim të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Luan Rama, në një dalje televizive se LSI është kundër çdo lloj propozimi që bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë propozimit nga i cili duket se nuk ka hequr ende dorë kryeministri i vendit për të pasur një guvernator të huaj. Tani ky është qëndrimi i LSI-së, është qëndrim i Luan Ramës, apo çfarë?
Qëndrimi i LSI-së është që çdo zgjidhje duhet të jetë sa më e shpejtë që arrihet sidomos në mirëkuptim midis presidentit dhe kryeministrit, do të votohet pa asnjë diskutim. Guvernator i huaj apo guvernator shqiptar, apo çdo gjë tjetër. Natyrisht, në rast se presidenti me kryeministrin arrijnë një marrëveshje, kjo është një çështje që mund të zgjidhet.
Është folur për një guvernator të huaj, është përfolur një argjentinas. Edhe ju jeni pro këtij varianti?
Unë jam për një zgjidhje sa më të mirë. Mendoj se ka edhe kandidatë vendas me eksperiencë me përvojë, ka… shumë që punojnë në institucione të rëndësishme prestigjioze ndërkombëtare, por s’duhet të kemi frikë edhe nga një guvernator i huaj, nga një figurë, nga një personalitet, do të na ndihmonte shumë. E rëndësishme është që ta zgjidhim me konsensus. Nëse doni ndonjë emër nga unë, s’kam emër.
Jo, jo, thjesht te cili variant anoni ju më shumë?
Unë jam te varianti i konsensusit dhe sa më shpejt.
PDIU e Shpëtim Idrizit me shumë gjasë është në fazën e negociatave teknike për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar. Nëse 5 deputetë e PDIU i bashkohen a ka shqetësim për LSI?
Nuk ekziston asnjë shqetësim, sepse LSI ka një marrëveshje me PS, që është marrëveshja e Shkodrës. I qëndron asaj marrëveshjeje dhe e respekton çdo vendim tjetër të PS, si forca kryesore e këtij koalicioni qeverisës. Nuk ka asnjë shqetësim për ne. Çdo rritje e mbështetje do të ishte e dobishme për të ecur me reformat.
Jeni përfshirë në këtë bisedë?
Kjo nuk është një çështje që e kërkon përfshirjen time apo të LSI. Ky është një raport që i takon PS-së për të vendosur raportet e bashkëpunimit. Për ne është e rëndësishme të ruhet thelbi dhe fryma e marrëveshjes së Shkodrës. Çdo prurje e re është e mirëpritur.
PS ka nisur një sondazh telefonik në Tiranë për 3 emra: Mimi Kodhelin, Saimir Tahirin dhe Pandeli Majkon. Nëse do ju merrnin ju në telefon dhe do ju thoshin, “për kë nga këta tri emra do të votonit”?
Do të duhet të kisha 3 vota. Do të isha në pozitë shumë të vështirë. Të tre janë shumë të mirë. Jam në një pozicion shumë të vështirë. Është shumë e parakohshme, por për të tri emrat do ta jepja votën.
Keni bërë biseda lidhur me zgjedhjet lokale?
Jo, është shumë e parakohshme.
Do të ketë LSI kandidatin e saj në Tiranë?
Nuk kemi asnjë nxitim e paragjykim në këto çështje.
Cili është raporti juaj me zotin Rama?
Raport shumë konstruktiv.
Nuk ka pësuar firo nga viti i kaluar?
Jo, nuk ka hyrë në ujë, nuk kishte si të pësonte firo.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Dacic: Me Kosovën bisedojmë për çdo gjë veç pavarësisë

Next Post

Shpend Ahmeti – Edi Ramës: Mos shko në Beograd

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shpend Ahmeti – Edi Ramës: Mos shko në Beograd

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.