Në mesin e personave që po e luftojnë regjimin diktatorial të Bashar Al Assad është edhe familja serbe e Goran Pavloviç, të cilët janë konvertuar në besimin islam.
Por, ata janë bërë pjesë e Shtetit Islamik të Irakut dhe të Shamit, organizata terroriste që po vepron aktualisht në Lindjen e Mesme, shkruan Vesti.
Bëhet me dije se kryefamiljari serb është kthyer në radikal, pasi ka patur dhëndrrin një ekstremist islamik nga Bosnia.
Vitin e kaluar, policia serbe ka shkuar në shtëpinë e familjes Pavloviç dhe e ka bastisur atë.















