• Latest
  • Trending
  • All

Dilema e Turqisë në Siri

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Dilema e Turqisë në Siri

10/10/2014
in Lajme, Rajoni

Militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë të pushtojnë qytetin sirian të Kobanit, të banuar me shumicë kurde. Ankaraja është zotuar se do ta mbrojë, por kur bëhet fjalë për mbështetjen e fjalëve të saj me veprime ushtarake, ajo ka dilema.

Nëse vepron, Turqia rrezikon të zemërojë ekstremistët e Shtetit Islamik dhe të futet në luftë. Nëse nuk ndërhyn, ajo po ashtu rrezikon të ndezë tensionet me kurdët turq dhe të prishë paqen e sapolindur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky militant.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nëse Turqia ndërmerr aksione kundër militantëve të Shtetit Islamik në Kobani, qoftë me pushtim tokësor ose me bombardime nga ajri, ajo mund ta bëjë veten e saj shënjestër të xhihadistëve. Ekspertët shkojnë aq larg dhe thonë se Shteti Islamik paraqet kërcënim ekzistencial për Turqinë, marrë parasysh ambiciet territoriale të grupit për krijimin e kalifatit islamik, i cili përfshin gjithë botën myslimane.

Gareth Jenkins, ekspert për Turqinë me seli në Stamboll, thotë se ndërhyrja e Ankarasë në Siri do të rriste gjasat e sulmeve terroriste brenda Turqisë. “Do të rriten kërcënimet për sulme terroriste brenda Turqisë nga Shteti Islamik ose nga simpatizantët e tij. Shteti Islamik tashmë e ka përshkruar publikisht Turqinë si një regjim ‘femohues’, çfarë e bën atë shënjestër të ligjshme për islamistët e linjës së fortë”, thotë Jenkins.

Ai po ashtu thotë se nëse Turqia kthen armët kah Shteti Islamik – që është armiku më i ashpër i presidentit sirian, Bashar al-Assad – ajo rrezikon të humbasë kredibilitetin e saj në rajon.

Ankaraja, e cila, sipas Jenkinsit, e ka promovuar veten si superfuqi rajonale, ka kërkuar në mënyrë aktive ndryshimin e regjimit në Siri dhe ka qenë në mesin e mbështetësve më të flaktë të sulmeve ajrore kundër regjimit të Assadit. Duke marrë në konsideratë interesat e saj në politikën e jashtme, Ankaraja i ka bërë disa kërkesa Perëndimit, para se forcat turke të futen në luftë.

Teksa ka folur para refugjatëve sirianë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ka kërkuar tri gjëra: të krijohet zona e ndalim fluturimit, të shpallet një zonë e sigurisë paralele me rajonin, si dhe të trajnohet dhe pajiset opozita e moderuar në Siri dhe Irak.

Nëse këto kërkesa plotësohen, kredibiliteti i Ankarasë do të mbetet i paprekur. “Nëse Turqia futet ushtarakisht kundër njërit prej armiqve më të frikshëm të Assadit, atëherë e gjithë baza e politikës së saj të jashtme, gjatë disa viteve të fundit, do të vihet në pikëpyetje”, thotë Jenkins.

Por, nëse Turqia nuk ndërmerr aksione kundër Shtetit Islamik në Kobani, ajo rrezikon tensione me kurdët e margjinalizuar të vendit. Ato tashmë kanë nisur, me proresta të kurdëve në Turqi dhe në Evropë.

Aaron Stein, nga Institui i Shërbimeve të Bashkuara, me seli në Britani, thotë se Kobani është një pikë e nxehtë për kurdët. “Kurdët janë të zemëruar me vendimin e partisë në pushtet në Turqi për të mbajtur një politikë të kufirit të hapur, për të cilën mendojnë se ka qenë pjesë e një strategjie më të gjerë nga ana e Ankarasë, për të mbështetur Shtetin Islamik kundër kurdëve”, thotë Stein.

Jenkins po ashtu thotë se zemërimi i kurdëve me mosveprimin e Turqisë do të marrë kohë të gjatë derisa të largohet. Sipas tij, vendimi i Ankarasë për të mos lejuar kurdët nga Turqia që të kalojnë kufirin dhe të luftojnë, ka armiqësuar edhe më shumë pakicën etnike.

Javën e kaluar, Abdullah Ocalan, lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ka thënë se një masakër e kurdëve në Kobani do të prishte paqen me Ankaranë, e cila së voni i ka dhënë fund kryengritjes 30-vjeçare të grupit për më shumë autonomi brenda Turqisë.

Stein thotë se përçarjet midis Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Ankarasë janë duke u zgjeruar, derisa luftimet në Kobani vazhdojnë. “Unë shoh një lidhje direkte midis luftimeve dhe problemeve me procesin e paqes. Procesi i paqes nuk mund të vazhdojë nëse Abdullah Ocalan e ndjen të nevojshme për t’i dhënë fund atij”, thotë Stein.

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se mosveprimi i Turqisë mund të rrezikojë marrëdhëniet e saj me qeverinë rajonale kurde në Irak. Rajoni autonom është bërë partneri kryesor tregtar i Ankarasë dhe aleat i saj në rajon.

Dhe, përveç presionit të brendshëm, Turqia po përballet me presion në rritje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, për të vepruar në Kobani. Duke mos vepruar, Jenkins thotë se Ankaraja tashmë ka humbur një sasi të madhe të kredibilitetit ndërkombëtar.

 

Previous Post

UNESCO ndërmjetëson kërkesën greke për skulpturat e Partenonit

Next Post

Allishverish në politikën e jashtme turke

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Allishverish në politikën e jashtme turke

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.