• Latest
  • Trending
  • All

Pakica nuk mund të qeverisë

09/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pakica nuk mund të qeverisë

09/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Albin Kurti

 Me Republikë parlamentare ne kemi shtet republikan. Me Republikë qeveritare sikurse tash kemi qeveri pa shtet. Pasi që ne pamundësuam qeverinë e pakicës, ajo po e pengon dhe po e vonon qeverinë tonë të shumicës. Ndërkohë që jemi deputetë e nuk kemi Kuvend të konstituar, ne jemi shumica parlamentare që duhet ta bëjmë Kuvendin.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Deputetët e PDK-së e lëshonin sallën edhe kur ishin pozitë e lëre tash që po bëhen opozitë. Nuk ka asgjë të papritur këtu. Në mandatin e kaluar, qeveria vazhdimisht e ka luftuar Kuvendin e konstituar; tash ajo po don qëta vonojë konstituimin e Kuvendit. Te shteti i kapur, Kuvendi është i panevojshëm dhe ai prish punë. Në shtetin e kapur, ka qeveri pa kuvend, ka pushtet pa shtet. Prandaj, konstituimi i Kuvendit të Kosovës është vështirësuar. Prandaj, ky debat është betejë për vetë Kuvendin si të tillë.

PDK-ja thotë se doli e para, mirëpo, pakica nuk mund të prijë. Shumica prin. Shumica jemi ne. Pakica janë pak, porse kanë shumë; ne shumica jemi shumë, porse kemi më pak. Vullneti ynë politik tash duhet të ngadhënjejë mbi fuqinë e tyre kriminale.

Cila është ajo qeveri në Evropë apo edhe më gjerë, që për propozimin e saj për kryetar kuvendi, njëherë i ka 47 vota prej 120 e mandej bie në 44, por prapseprapë insiston që të mbetet në pushtet? Nuk ka këso qeverie askund.

Në vend se të vijnë këtu në Kuvend dhe të diskutojnë, PDK-ja thotë se nuk ka fare kuvend pa marrëveshje paraprake me të. E, nëse është kështu, atëherë le ta shkruajmë kushtetutën prej fillimit, sepse marrëveshja para Kuvendit është kushtetutë e re. Ka kuptim marrëveshja para qeverisë. Marrëveshja para Kuvenditështë kushtetutë. Me këtë sjellje ata po na e mësojnë atë që ne e dimë, se shteti i Kosovës është i kapur prej PDK-së.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Në zgjedhjet e fundit nuk ka fituar as PDK-ja e as Thaçi por ka fituar klientelizmi dhe kapja e shtetit. Është keq kur nuk ke qeveri, por është shumë më keq po të kesh qeveri kaq të keqe.

Përderisa Gjykata Kushtetuese gjatë kësaj kohe na pengonte, presidentja kohëve të fundit nuk na ndihmonte. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është njeri tepër cinik për të qenë gjykatës. I mbani mend sms-at e tij me fjalët më banale të mundshme kur ka qenë rektor i UP-së. Integriteti moral për gjykatësit është obligim ligjor. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte edhe i padrejtë edhe absurd. Prej asaj qysh kanë vendosur për stemën e qytetit të Prizrenit te mostrajtimi i marrëveshjeve me Serbinë e deri te zhvlerësimi Kuvendit e pezullimi i punës së tij, gjatë verës së këtij viti, kjo  Gjykata Kushtetuese është kryekëput skandaloze.

Në anën tjetër, presidentja lavdërohej që nuk po ndërhyn. Në fakt, ajo nuk mund të ndërhyjë. Për të ndërhyrë duhet të jeshë jashtë. Ndërhyrja nënkupton që je jashtë dhe ndërhyn prej jashtë. Kurse presidentja është gjithsesi brenda seancës konstituive të cilën e ka thirrë vet ajo. Mosndërhyrja e saj ndaj mosfunksionimit të kryesueses Brovina është ndërhyrje e znj.Jahjaga në statusin dhe pozitën e Presidentes duke e nxjerrë atë jashtë. Znj.Jahjaga duke mos ndërhyrë veproi kundër Presidentes së Kosovës.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Ne nuk duam dhe nuk mund të lejojmë që të qeveris kjo qeveri sepse ne e njohim shumë mirë këtë qeveri. Afera Pronto, skandali i pasaportave, vjedhja në dhomat e dëshmive, vjedhja e mbi 30 kilogramë ari në polici, rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit, Plani Bansko, kampet e Hungarisëdhe shatorrat e Francës me azilkërkues nga Kosova, shitja e shpërndarjes dhe furnizimit të KEK-ut për 26 milionë euro, pra më lirë se falas, shkatërrimi e zhvlerësimi i PTK-së për t’ia shitur atë AXOS-it që nuk dihej se kapitalin e kujt e përfaqësonte, rrahja e protestuesve paqësorë në Merdarë e te Dheu i Bardhë, rrahja e deputetëve nga truprojat e kryeministrit vetëm pse donin ta shihnin kontratën me Limak-Çalik, fusnota për Kosovën në mënyrë që Serbia ta marrë statusin e vendit kandidat, vrasja e Enver Zymberit, vrasja e Selver Haradinajt, barrikadat në veri dhe Parku i Dhunës në urë të Ibrit në Mitrovicë, vjedhjet prej gjysmë miliardi euro nëpër autostrada, e ashtuquajtura vetëvrasje e Dino Asanajt me 11 goditje të thikës, pazaret e vazhdueshme tërë kohën e përgjithçka me Serbinë, shkarkimi i Lulzim Pecit vetëm pse kishte thënë që Serbia duhet ta njohë Kosovën, arratisja e Xhabir Zharkut, korrupsioni i Ramadan Mujës, falsifikimet e Ibrahim Gashit, spiunimi i Slavisha Filipoviqit, mashtrimi i punëtorëve të Fabrikës së Gypave, vrasjet e shqiptarëve në kufi nga xhandarmëria e Serbisë, poshtërimi i policëve kosovarë në kufi nga xhandarmëria e Serbisë, fajësimi i shqiptarëve të Preshevës për lapidarin që ua vodhi xhandarmëria e Daçiqit, takimet e Thaçit me këtë të fundit thuajse asgjë nuk ndodhi, caktimi i zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013 nga Daçiqi, etj.etj.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Ne e duam republikën. Sepse në republikë populli është, kurse qeveria formohet. Në Kosovën e Thaçit, qeveria është, e populli deformohet.

Ajo çfarë ne kemi parandaluar e kemi pamundësuar është thelbësore: jo vetëm që e kemi parandaluar Thaçin të bëhet kryeministër, por ne e kemi parandaluarshumë gjëra. Paramendojeni ministër të punëve të brendshme Kadri Veselin ose Latif Gashin. Paramendojeni ministër të shëndetësisë Shaip Mujën. Paramendojeni ministre të integrimeve evropiane Ganimete Musliun. Paramendojeni ministër të infrastrukturës Adem Grabvcin. Paramendojeni ministër të mirëqenies Elmi Reçicën.Paramendojeni ministër të zhvillimit ekonomik Ramiz Kelemendin. Paramendojeni të gjitha këto dhe shumë të tjera të cilat ne mund t’i paramendojmë, e i kemi parandaluar. Dhe, kjo është një arritje shumë e madhe. Unë e di që ka njerëz që ankohen që qe katër muaj nuk po konstituohen institucionet. Por, a e kuptoni se çka ka pasur të ndodh e nuk ka ndodh sepse ne jemi bërë bashkë e kemi qëndruar bashkë kundër kapjes së shtetit?

Në mandatin 2008-2010, agjentët e ShIK-ut u patën bërë zv. ministra. Aty ku Thaçi nuk e kontrollonte ministrin, ia çonte agjentin eShIK-ut zëvendës. Nuk i besonte Fatmir Limajt, ia çojë Adem Grabovcin zëvendës. Dhe, në krejt ministritë i keni këso shembujsh. Pra, në mandatin 2008-2010, ShIK-u u bënë zv. ministra. Në mandatin 2010-2014 ShIK-u u bënë deputetë. Prej 34 deputetëve të PDK-së, gjysma kanë qenë agjentë të ShIK-ut. Tash e kanë pasur radhën të bëhen ministra. E, ne këtë e kemi ndërprerë. Prandaj, kjo është një fitore shumë e madhe. Është një fitore së cilës nuk shihet objekti, por pikërisht pse nuk shihet objekti i saj,është fitore. Pra, ajo çka nuk shihet është një e arritur e jashtëzakonshme që e kanë bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe koalicioni LDK-AAK-NISMA.

Dhe, jo vetëm kaq, por po ta kishin formuar këta qeverinë në qershor, deri më tash e kishin shitur PTK-në dhe e kishin nënshkruar shitjen e pjesëssë mbetur të KEK-ut, i kishin futur duart në Trepçë, dhe i gjithë kabineti qeveritar kishte qenë duke vrapuar pas Vuçiqit. Pra, kabineti i tyre qeveritar do të banonte në aeroplan duke u sorollatur nëpër konferenca të ndryshme, nëpër takime të pafundme.Por,prej aeroplanit nuk duken njerëzit. Prej aeroplanit duket vetëm aeroporti i Limakut, autostrada e Bechtelit, rrjeti i Çalikut por jo edhe qytetarët e Republikës. Prej aeroplanit nuk duken qytetarët e Republikës.

Dikush në Kosovë për shkak të kësaj qeverie nuk po ka as të drejta për mbijetesë e dikush ka edhe privilegje për luks. Dikujt nuk po i plotësohen as nevojat e dikujt po i plotësohen edhe dëshirat. Shteti është bërë nënë e dashur për të pasurit politikanë dhe njerkë e hidhur për qytetarët e varfër. Neve na nevojitet një qeveri e re dhe tjetërfare që e ndryshon këtë radikalisht. Ne mund ta bëjmë edhe ne duhet ta bëjmë këtë.

Tri gjëra kapitale i ka bërë Thaçi si kryeministër në ekonominë e Kosovës. E zvogëloi tatimin në fitim e të ardhura në vitin 2008 prej 20% në 10% dhe krahasuar me vitin paraprak 2007 gjer më sot edhe Investimet e huaja direkte janë përgjysmuar. E zgjeroi privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore edhe me ato publike, jo nga përllogaritja ekonomike por nga verbëria ideologjike. Buxhetin e shpenzoi në asfalt autostradash ku çmimi ishte sa trefishi i atij të tregut e me kontrata që nuk u bënë publike asnjëherë. Për pasojë, deficiti tregtar u dyfishua përderisa ishte ky kryeministër, ndërkaq u rrit edhe korrupsioni (që u dyfishua për nga shkalla) edhe numri i azilkërkuesve nga Kosova për në BE (që u shumëfishua).

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Kosova ka nevojë për ndryshim kursi e jo për ndryshim shpejtësie. Nga pikëpamja e PDK-së kriza në Kosovëështëkrizë për shkak të shpejtësisë së zvogëluar. Nuk po mund të vjedhin sa përpara e sa duan, nuk po mund të shesin sa përpara e sa duan, nuk po mund të blejnë sa përpara e sa duan. Nga pikëpamja jonë, kriza është kursi i gabuar i shtetit, modeli i gabuar i qeverisjes, orientimi i mbrapshtë socio-ekonomik. Ata thonë krizë sepse janë ngadalësuar drejt ndaljes, sepse nuk po mund ta ndërrojnë shpejtësinë; ne themi krizë sepse përkundër ngadalësimit nuk e kemi ndërruar ende kursin. Mirëpo, ata po shkojnë drejt ndaljes. Qerrja e tyre po ndalet, ajo po i bën metrat e fundit. Vetëm se ne duhet të qëndrojmë bashkë, të durueshëm e pa frikë, të vendosur e pa arrogancë. Nëse qëndrojmë, patjetër fitojmë!

 *Fjalimi i Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur sot.

SHPERNDAJE

Previous Post

Ja çfarë duhet të bëjë Edi Rama në Beograd

Next Post

Rruga deri te parimet demokratike

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rruga deri te parimet demokratike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.