Mazhoranca dhe opozita do te ulen neser per here te pare ne nje tryeze bisedimesh, qe prej bojkotit te parlamentit nga Partia Demokratike.
Kryeministri Rama, kreu i opozites, Basha dhe perfaqesues te tjere te dy forcave me te medha politike si dhe drejtuesit krysore te shtetit do te jene pjese e takimit te thirrur me iniciativen e presidentit te Republikes, Bujar Nishani per reformen ne drejtesi.
Pjesemarrjen ne kete tryeze te rendesishme e kane konfirmuar te dyja palet.
Ne fillim te javes, Kryeministri Rama tha gjate konferences per shtyp me komisionerin Fyle, pas takimit te Dialogut te Nivelit te Larte, se mazhoranca e kishte bërë gati draftin për Konferencën Kombëtare për Reformën në Drejtësi dhe sapo u njoh me nismën e Presidentit, nuk avancoi me nismen e saj, por ishte ne pritje te dites qe ka caktuar kreu i shtetit per te qene pjese e hapjes se ketij procesi.
Dy dite me pare, edhe opozita, permes deputetit Eduard Halimi, teksa vleresoi nismën e Presidentit për tryezën per reformen ne drejtesi, konfirmoi pjesemarrjen, duke thene se reforma duhet te garantoje rrugen europiane, duhet te kryhet nga aktoret e drejtesise dhe te jete gjitheperfshirese.
Presidenca ka njoftuar se tryeza per “Reformimin e Sistemit gjyqesor ne Shqiperi” do te mbahet te henen, me 6 tetor, me nismen dhe nen kujdesin e presidentit te republikes, Bujar Nishani.
Eshte parashikuar qe punimet te hapen nga kreu i shtetit, e me pas tryezes do t’i adresohen me fjalime kryetari i kuvendit, Meta, kryeministri Rama, kryetari i opozites, Basha, ambasadori i OSBE –se, Rauning, perfaqesues te ambasades amerikane dhe te Bashkimit Europian. Pjese e diskutimeve do te jene edhe perfaqesues te tjere te institucioneve shqiptare te drejtesise dhe te organimave nderkombetare qe asistojne Shqiperine ne permiresimin e sistemit te drejtesise.
Mes tyre do te jene edhe kryetari i Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori, prokurori i pergjithshem, Adriatik Llalla, perfaqesues te Komisionit te Venecias, te misioneve Euralius dhe OPDAT, te Rjetit Europian te Këshillave Gjyqësorë dhe te fakultetit te drejtesise.
Partneret nderkombetare e kane beret e qarte se reforma ne drejtesi duhet te jete gjitheperfshirese dhe te kryhet ne bashkepunim me organizmat nderkombetare, vecanerisht nen kujdesin e Komisionit te Venecias.
















