55 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së shtunë, festës së Kurban Bajramit. Nga këto, 22 aksidente me të lënduar, ndërsa 23 prej tyre pa të lënduar.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në Fshatin Shashkovc të Prishtinës, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit ishin përleshur në mes vete. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole e tipit “CZ”, e cila armë është përdorur në rast nga njëri prej të dyshuarve. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”
Sipas raportit të Policisë, gjithsej gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 11 arrestime dhe 6 mbajtje.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















