Nga Kavaja kryetari i Partisë Demokratike i bëri thirrje qeverisë Rama që të heqë dorë nga shkatërrimi, gjuha e urrjetjes dhe konfliktit. Komunizimi është nëj e keqe që nuk kthehet më, tha Basha, duke i kërkuar qeverisë qe të kujdeset për qytetarët në këtë vend ku ekonomia, sipas tij, po prek fundin.
Pak ditë pas shembjes së obeliskut të demokracisë në Kavajë, kryetari i opozitës i dha një mesazh qeverisë Rama.
Duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një të keqe të përkohshme, Basha shprehu bindjen se të shkuarën komuniste nuk do të mund ta kthejë askush.
Qeveria bën mirë të kujdeset për qytetarët e varfër e të papunë, pasi situata ekonomike në vend- tha Basha -po prek fundin.















