Prej disa muajsh Inspektorati Ndërtimor Urbanistik nisi aksionet per prishjen e objekteve pa leje ne te gjithë vendin. Ne daljen e pare publike kryeinspektorja e INUK Dallëndyshe Bici tha se lirimi i hapësirave publike është bere komfort me ligjin, qytetaret janë lajmëruar sipas rregullores se përcaktuar dhe se aksionet do te vijojnë: Vetëm ne kryeqytet numërohen 700 objekte te kundraligjshme te prishura. Aksioni i INUK është shtrire ne rrugën e Elbasanit, Don Bosko, Kongresi i Manastirit, Unaze, sheshi Nene Tereza, rruga Bardhyl e pergjate aksit te Rinasit. Nderkohe qe prishja e objekteve pa leje do te vazhdoj ne te gjithe vendin. Inspektoret e INUK kane evidentuar gjithashtu 2383 tabela te përmasave te ndryshme për reklamim, vendosur ne akset kombëtare te cilat po prishen. Edhe kryeministri Rama ka reaguar ne profilin e tij ne fb duke falënderuar qytetaret qe denoncojnë objektet pa leje, duke kontribuar ne çlirimin e hapësirave te përbashkëta, te qytetit pa bashki.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















