Misioni i OSBE-së në Serbi ngriti projekt për përforcimin e kapacitetit të policive të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në luftën kundër krimit të organizuar, që sot zyrtarisht do të fillojë në Zllatibor.
Tetëmbëdhjetë analistë të kriminalistikës të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do t’i zhvillojnë njohuritë në lidhje me analizën e trendeve në luftën kundër krimit në kuadër të projektit të OSBE-së, theksohet në kumtesë.
Projekti “Përforcimi i kapaciteteve për analizë strategjike dhe vlerësim strategjik në Drejtoritë e policisë kriminale të MPB-së së Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi”, ka për qëllim edhe më tej ta zhvillojë kapacitetin e policisë dhe t’i vlerësojë kanosjet nga sfera e seriozitetit dhe krimit të organizuar, në pajtim me standardet e Europolit.
Projektin e financon Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në kuadër të Programit rajonal zviceran për bashkëpunim me policitë e Ballkanit Perëndimor.














