Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa i ka dërguar dokumentacionin e kërkuar Kuvendit, i cili ka nisur permes nje komisioni te posacem, hetimin e dy anëtarëve të ketij institucioni. Për nënkryetarin Cefa, ky hetim, është në kundërshim me kushtetutën.
Antikushtetuese. Është ky mendimi i nënkryetarit të kld elvis cefa për nismën e ndërmarrë nga komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD.
Për Cefën ky veprim do të jetë ekzekutim I pavarësisë së kld dhe zhdukje e drejtësisë.
“Ky process mbart paragjykim që në fillim të procedurës së tij dhe vendos dyshime serioze për drejtësinë e rezultatit të tij.”
Nënkryetari i KLD shprehet i gatshëm për të bërë transparente veprimtarinë e tij dhe të institucionit që përfaqëson. Bashkangjitur me këtë letër drejtuar kuvendit, cefa ka dorëzuar dokumentacionin zyrtar me 7 mijë e 17 fletë për t’i ardhur në ndihmë hetimeve të komisonit hetimor parlamentar, ndonëse për cefën është në kundërshtim me kushtetutën.
















