Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 2 tetor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Kontrolli në QSUT; Zbardhen abuzimet me tenderat e ilaçeve”.
Tituj të tjerë janë; “Martin Leka: Ditët në burg me Ristanin, letrat që këmbyem”.
“SHISH: Rrezikohet siguria kombëtare nga xhihadistët”. “Ndërtimet në Ksamil, pranga kreut të komunës”
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “SHISH-i i pranon përgjimet”.
Tituj të tjerë janë; “Transferimet dhe masteri, 500 vende të lira në Universitete”.
“Shkodër, demokratët: Nuk u përfaqësuam në Kuvendin Kombëtar”.
“Basha; Kushtet e opozitës që të kthehet sërish në parlament”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Vendimi i Qeverisë, Çmimi i cigareve rritet 20 lekë”.
Tituj të tjerë janë; “Vëllai i ministres, shfaqje 3.2 milionë lekë. Mirela Kumbaro: Po bën punën e vet”.
“Kreu i SHISH, Visho Ajazi: Duan të na denigrojnë, nuk kemi bërë asnjë arrestim të paligjshëm”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “15 leje ndërtimi abuzive; Pranga kreut socialist të komunës së Ksamilit”
Tituj të tjerë janë; “Raporti për SHISH mbërrin tek Ilir Meta, Visho Ajazi: Përgjimet, brenda ligjit”
“Rritet me 20 lekë akciza e duhanit, energjia shtrenjtohet në janar”.
“Reforma e re në drejtësi, Nishani “bashkon” Ramën, Metën e Bashën”.















